Doli numri i ri i revistës Jeta e re
Doli nga shtypi edhe numri i fundit për vitin 2010 i revistës letrare Jeta e re. Në këtë numër një prezantim special i bëhet nobelistit Mario Vargas Llosa, nga i cili botohen një tregim, një intervistë dhe fjalimi i tij me rastin e pranimit të çmimit Nobel. Shkrime cilësore gjenden në të gjitha rubrikat.
Në prozë veçojmë novelën “Xhemilja” të Çingiz Ajtmatovit, “Thërmitë elementare” të Houellebecqut, “Ardhja” të Nikolaidisit, “Legjenda e vetmisë” të Ridvan Dibrës, “Djallin e kam fqinjin e parë” të Gëzim Aliut etj.
Në poezi prezantohet një përkthim brilant i poezive të Bodlerit nga Primo Shllaku, pastaj poezi nga Rod McKuen, Maya Angelou, Tomas Transtromer, Muhamed Kërveshi, Agron Tufa, Uk Lushi, Trina Gojani, Ana Frangu etj., kurse një prezantim përkujtimor në këtë rubrikë i është bërë poetit Din Mehmeti.
Në rubrikën e dramës prezantohen dy drama: “Zoo Story” e Eduard Albeet dhe “Drama për mua, Mirjam dhe Sandrin” e Haqif Mulliqit. Te rubrika në vazhdim jepet një nga intervistat më të bukura të Mario Vargas Llosas me titullin “Kanibali i realitetit”.
Në rubrikën e fundit (kritikë, ese) gjenden tekste nga Wayne Booth, Siegfried Kracauer, Robert Elsie, Agron Y. Gashi, Bajram Kosumi, Ibrahim Berisha, Donika Dabishevci, Mahmud Hysa, Adil Olluri, Albanë Mehmetaj etj.
Revista Jeta e re në këtë numër ka mbi 560 faqe dhe mbi 40 autorë.