Amnistia, opozita kundër ligjit
29/06/2010 Komisioni parlamentar i Ligjeve miraton ligjin për faljen vetëm me votat e mazhorancës
Ministri i Drejtësisë harton listën, heq apo vendos emrat e përfituesve. Presidenti firmos
Opozita në Komisionin e Ligjeve votoi kundër projektligjit të Qeverisë “Për faljen”, duke rrëzuar në këtë mënyrë atë besim që u krijua në fillim për konsensus mes palëve, kur u zhvillua diskutimi në parim i projektit. Shkak për mosdhënien e besimit nga deputetët e PS-së ishin pikërisht nenet që përcaktonin ministrin e Drejtësisë si kompetentin për të dhënë faljen, ndërkohë që presidenti vetëm e firmoste atë. Pra, kreu i shtetit ushtron të drejtën e faljes me propozim të ministrit të Drejtësisë. Pas debateve të gjata dhe cilësimit antikushtetues të projektit, deputetët e majtë argumentuan votën e tyre kundër si tentativë për të ruajtur kompetencat e presidentit. “Ministri i Drejtësisë qenka dhe posta e Presidentit të Republikës, qenka dhe mendja apo dhe stilolapsi për të hedhur firmën e Presidentit të Republikës. Kjo është e patolerueshme, është antikushtetuese”, tha deputeti i PS-së, Sajmir Tahiri. Pas votimit kundër në tërësi të ndryshimeve, PS-ja mund të shikojë mundësinë për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese. “Ju e dini që eventualisht, po të shkojë çështja në Gjykatën Kushtetuese, do mblidhni gjykatën në dhomë këshillimi dhe do të kumtoni vendimin e tyre. As njëra dhe as tjetra nuk mund të jenë të vërteta në një shtet ligjor. Dhe sa kohë që nuk janë të vërteta as njëra dhe as tjetra, deklarimi juaj është nonsens”, tha kryetari i komisionit, Ilir Rusmajli.
Debatet
Mbledhja e djeshme e komisionit u shoqërua edhe me debate dhe batuta mes palëve për çështje të etikës. Deputeti Tahiri kërkoi t’i vihet fre pazarit politik apo financiar që mund të bëhet me dekretimin e faljes, duke lëshuar akuza për dekretimet e mëparshme. Ai u kritikua për këtë nga deputeti demokrat, Dashnor Sula, i cili e cilësoi deklaratën publike të socialistit si mungesë morali dhe profesionalizmi politik. Deputeti Tahiri u konfrontua edhe me deputetin demokrat Strazimiri për respektimin e rendit të ditës, apo dhe drejtoren e Ministrisë së Drejtësisë për përgjigjet ndaj pyetjeve të tij. “Siç duket e keni bërë praktikë shkeljen e afateve ligjore, por unë ju kërkoj t’u përgjigjeni pyetjeve dh jo të zgërdhiheni këtu”, iu drejtua Tahiri drejtores Marsida Xhaferllari. Është dashur ndërhyrja e kryetarit Rusmali, i cili ka falënderuar drejtoreshën për përgjigjet, që të shmangej vijimi i diskutimeve të mëtejshme.
Kompetencat e ministrit të Drejtësisë
“Kërkesa për faljen e dënimit i drejtohet Presidentit të Republikës dhe depozitohet në Ministrinë e Drejtësisë.
Ajo duhet të përmbajë:
a. kopjen e vendimit penal të dënimit për të cilin kërkohet falja
b. shkaqet ligjore të kërkimi të faljes së dënimit
c. kopjen e letërnjoftimit të personit të dënuar
ç. dokumentacionin për gjendjen familjare të tij.
Ministri i Drejtësisë, brenda 7 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së të dënuarit, i kërkon Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve informacion për:
a. veprën penale për të cilën është dënuar dhe llojin e masës e dënimeve të dhëna; periudhën e vuajtur të dënimit me burgim apo të çdo dënimi tjetër kryesor a plotësues;
vlerësimin periodik për sjelljen dhe personalitetin e personit të dënuar nga institucioni ku vuan dënimin dhe organet e shërbimit të provës, nëse ka.
b. Gjykatës që ka dhënë vendimin e dënimit të paraqesë qëndrimin për kërkesën e të dënuarit për falje
c. Prokurorisë së Përgjithshme të paraqesë me shkrim informacione nga prokuroria pranë gjykatës që ka dhënë vendimin dhe asaj kompetente për ekzekutimin e vendimit
ç. institucioneve të tjera shtetërore, në varësi të rrethanave konkrete të çështjes, dokumente të tjera që mund të jenë të nevojshme për propozimin e faljes së dënimit.
3. Institucionet e përmendura në pikën 2 të këtij neni i paraqesin ministrit të Drejtësisë informacionin e kërkuar brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës.
Kandidatët e Gjykatës së Lartë
Kuvendi, seancë dëgjimore për dekretet e Topit
Menjëherë pas miratimit nga Parlamenti të dy rregullave të reja për funksionimin e tij, lidhur me dekretet e Presidentit të Republikës, Komisioni i Ligjeve do të zhvillojë nesër seancën e parë dëgjimore me njërin prej tre anëtarëve të dekretuar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, për anëtar të Gjykatës së Lartë. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, deputet i Partisë Demokratike, Ilir Rusmajli, njoftoi komisionin mbi mbërritjen nga të gjitha institucionet e të gjithë informacioneve të kërkuara nga komisioni. “Ju bëj me dije se në komision kanë mbërritur informacionet shtesë për kandidatët për Gjykatën e Lartë. Ju ftoj t’i merrni secili dosjet e tyre, me qëllim që të studioni materialin brenda tyre, pasi pasnesër do të zhvillojmë seancën e parë dëgjimore”, tha ai. Figura e tre të dekretuarve, Muçmata, Biçi dhe Çomo do t’i nënshtrohet një hetimi të plotë nga Kuvendi i Shqipërisë, i cili me rregullat e reja të Parlamentit ka të drejtën e zhvillimit të më shumë se një seance dëgjimore me të njëjtin kandidat, nëse e sheh të nevojshme. Koha në dispozicion e këtij komisioni do të jetë e gjatë, gati edhe pesë javë të tjera, para se të shkojnë për miratim në Kuvend. Votimi i dekreteve të Presidentit të Republikës për anëtarë të Gjykatës së Lartë do të zhvillohet i hapur dhe nominal. Ata morën firmën e kreut të shtetit që në datën 25 qershor, ndërkohë që Komisionit të Ligjeve iu mbushën katër javë që i ka në sirtarë këto dekrete. Seanca dëgjimore ishte parashikuar qysh javën që shkoi, por u shty për shkak të shtyrjes së votimit të ndryshimeve të Rregullores së Kuvendit. Sipas tyre, komisioni ka në dispozicion tetë javë për të shqyrtuar dekretet e Presidentit të Republikës, para se t’ia kalojë ato për votim Kuvendit të Shqipërisë.