Avokatët “shkretojnë” gjyqet,shtyhen 3 seanca të rëndësishme
29/06/2010 Nga mungesat e avokatëve pezull “Gërdeci”, “Banda e Durrësit” e “Masakra e Cërrikut”
TIRANË- Ambienti serioz që merr një seancë ku gjykohen krime të rënda, është shndërruar së fundmi në një luftë nervash, pasi avokatët braktisin proceset gjyqësore. Ndërsa gjykata detyrohet t’i shkruajë herë pas here Ministrisë së Drejtësisë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Tashmë është bërë e udhës që të gjithë avokatët të mungojnë sa herë të duan në seanca gjyqësore, pa dhënë arsyet bindëse. Dje për shkak të mosparaqitjes së avokatëve mbrojtës janë shtyrë tre procese të rëndësishme. Gjyqi ndaj të pandehurve që akuzohen për krime të kryera në Bandën e Durrësit, gjyqi kundër të pandehurve që akuzohen për masakrën e Cërrikut në maj 1997, dhe gjyqi ndaj 29 të pandehurve që akuzohen për ngjarjen e rëndë të 15 marsit 2008 në Gërdec. Ora 9.00 e mëngjesit ishte planifikuar të zhvillohej Banda e Durrësit. Por në sallën e gjyqit ndodheshin vetëm disa prej avokatëve të shumtë të caktuar nga vet të pandehurit. Trupi gjykues priti disa minuta ardhjen e pjesës tjetër të mbrojtjes dhe më pas vendosi ta shtyjë atë për javën që vjen. E njëjta situatë edhe në procesin kundër të pandehurve në Bandën e Cërrikut. Edhe këtu ishin protagonist të shtyrjes, avokatët mbrojtës. E teksa këto dy gjyqe u shtyn pritej të zhvillohen seanca ndaj 29-të të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit. Edhe këtu drejtuesi i treshesh gjyqësore, njoftoi se për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës, seanca nuk mund të vazhdonte, duke e shtyrë për një javë, duke krijuar kështu atë atmosferë pritjeje gjersa avokatët ti kthehen punës.
Banda e Durrësit
Lulzim Berisha me bashkëpunëtorët e tij ndodheshin brenda kafazit të hekurt në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ndërkohë që jashtë tij, në krahë të trupit gjykues, është vendosur i penduari i kësaj bande, Adriatik Coli. Procesi është në fazën e marrjes së provave të akuzës. Janë dëshmitarët, ata që po zbardhin të gjitha ngjarjet e zhvilluara në Durrës nga pjesëtarë të kësaj bande. Nga ana tjetër avokatët e kanë braktisur jo në pak raste procesin duke u justifikuar me ngarkesën në gjykata të tjera.
Masakra e Cërrikut
Tashmë ngjarja e rëndë e 23 majit të vitit 1997, duket se është zbardhur tërësisht. U vranë 6 gardistë dhe u plagosën më shumë se dhjetë të tjerë dhe akuza për të vërtetuar gjithçka ka thirrur mbi 50 dëshmitarë. Seancat e fundit janë pyetur edhe ish-oficerë që kanë drejtuar komisariatin e Elbasanit. Por të dhënat më bindëse për këtë masakër i kanë dhënë dy ish-gardianë të plagosur më 23 maj dhe mbajtur peng për më shumë se dy orë nga qytetarë të Cërrikut. Ata kanë akuzuar Meti Bozin dhe Roland Xhepexhiun si drejtues të sulmit kundër policisë.
Tragjedia e Gërdecit
Avokatët nuk kanë ngurruar të mungojnë me dhjetëra herë edhe në procesin gjyqësor kundër të pandehurve që akuzohen për tragjedinë e Gërdecit më 15 mars 2008. Rasti u përsërit edhe dje. Ndërsa procesi ka mbetur në fazën e marrjes së provave të akuzës. Ushtarakët dhe ish-punonjësit e kompanisë shtetërore MEICO po japin shpjegime lidhur me urdhrin e ministrit të Mbrojtjes, e cila i hapi rrugë ndërtimit të fabrikës. Nga ana tjetër gjykata ka bërë me dije se do të thërrasë si dëshmitarë Patrik Henri, shtetas amerikanë.