E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amnistia per bizneset


Zëvendësministri i Financave, Alfred Rrushaj, thotë pas 3 muajve të parë të dobët, procesi i amnistisë ka hyrë në një fazë të re, ku interesi për të përfituar po vjen në rritje, sidomos nga individët.

”Çdo javë që kalon, çdo muaj tashmë interesi rritet me 2-3 fishim. Janë rreth 7 mijë individë, të cilët kanë aplikuar për rivlerësimin e pasurisë”, shprehet Rrushaj.

Por, ndryshe nga individët, bizneset duken të paktën deri tani shumë më pak të interesuara. Rrushaj e cilëson këtë si një neglizhencë gati të tepruar të sipërmarrjes dhe mohon që të jetë pasojë e frikës për ndëshkime pas deklarimit.

”Pavarësisht se kanë qenë numër i vogël, një numër biznesesh kanë aplikuar dhe janë vetdeklaruar. Ata kanë përfituar atë që ligji u ka njohur”.

Por, çfarë do të ndodhë me ata që humbasin shansin për të deklaruar pasuritë e fshehura. Qeveria thotë se pas mbylljes së procesit, dora e ligjit do të jetë e hekurt dhe detyrimet e papaguara do të mblidhen me gjithë gjobat dhe interesat.

”Masat për grumbullimin me forcë të të ardhurave tatimore-doganore, sidomos ato tatimore, janë shtuar në mënyrë të ndjeshme, për të garantuar edhe një herë që ky ligj amnistie është përfundimtar dhe kushdo që dëshiron të ketë një faqe të re të historisë me administrata, duhet të përfitojë në këtë moment”, përfundoi Zoti Rrushaj.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Përçarja franko-gjermane, bursat në rënie
Bursat botërore kanë rënë gjatë ditës nga frika se liderat e vendeve të Eurozonës nuk janë të bashkuar në planin që duhet të shpëtojë ekonominë e përbashkët nga futja në krizë. Gjermani, ngadalësohet rritja ekonomike në 2012-n
Gjermania ka ulur pritshmëritë për rritjen ekonomike gjatë 2012-s, pasi parashikimet për vëllimin e eksporteve u korrigjuan në një shifër më të ulët. Përkeqësohen lehtësitë ndaj biznesit
Një raport i ri i Bankës Botërore, ku merret në shqyrtim situata në 183 vende e përkeqëson pozicionin e Shqipërisë, në renditjen e këtij institucioni, përsa i takon lehtësirave të të bërit biznes. Ligji, regjistrimi i pronave
Qeveria ka përgatitur një ligj të ri për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, i cili detyron zyrën e regjistrimit që të dëmshpërblejë financiarisht bizneset ose individët në rast se lëshon vërtetime të rreme pronësie. Kina mund të zgjidhë krizën globale
Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mervyn King, i bëri thirrje Kinës që të importojë më shumë produkte, në mënyrë që të ndihmojë në zgjidhjen e krizës botërore.

Lajmet kryesore

Libi, konfirmohet zyrtarisht vdekja e Gaddafi-t
Diktatori bie gjatë mbrojtjes së qytetit të fundit që kontrollonte
Durrës, fundoset anija, 8 persona të zhdukur
Meta i telefonoi Lavitolas
Balla: Pollo, rryshfet 1.2 milion euro
KFOR: Operacioni në veri, i suksesshëm

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›