E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Jo mbeturina ne lumenj


Në një deklaratë të bërë gjatë seancës së sotme parlamentare, Kryeministri Sali Berisha, premtoi dhënien fund të depozitimit të mbeturinave nëpër lumenjtë e vendit.

“Inspektorati duhet të ndalojë në mënyrë kategorike çdo lloj depozitimi të plehrave në bregun e lumit Shkumbin, të vendosen sanksionet më të rrepta ndaj shkeljes së këtij rregulli dhe të sistemohet me përparësi të madhe nga Ministria e Punëve Publike e Transportit dhe ajo e Mjedisit landfill-i ekzistues i Rrogozhinës”, deklaroi Berisha.

Këto janë detyrat emergjente që Kryeministri u la antarëve të kabinetit për elimiminimin e problemit të djegies së mbeturinave në lumin Shkumbin.

Mbeturinat nuk janë vetëm ushqimore, por mes tyre ka edhe të tilla që e kthejnë këtë pjesë të Shkumbinit në zonë toksike.

Gjithashtu, brenda 15 janarit, 7 bashki dhe komuna duhet të kenë miratuar vendet e reja të depozitimit te mbetjeve solide për të mos ndotur me tej Shkumbinin.

Duke kërkuar edhe hartimin e penaliteteve ligjore për drejtuesit lokale dhe ata të drejtorive të mjedisit që, siç tha Kryeministri Berisha, mbyllin një sy përpara ndotjes së mjedisit, kreu i qeverise reagoi indirekt edhe për akuzat se ligji i mbetjeve urbane, i kthyer në parlament nga presidenti Bamir Topi, rëndon gjendjen mjedisore.

”Qeveria ka kohë që merret periodikisht me këtë problem dhe do të merret në mënyrën më intensive, do të përcaktohen të gjitha rregullat për përgjegjësitë, sepse ligjet tona për mjedisin janë shumë të mira, janë ndër ligjet më të avancuara, të standardeve më të mira. Le të thotë çfarë të dojë aleanca e “plehut”, apo e antiglobalëve, por kjo qeveri ka pasur dhe do të ketë përparësi absolute mbrojtjen e mjedisit”, theksoi Berisha.
 
Në mbledhjen e përjavshme, qeveria mori edhe një vendim tjeter të rëndësishëm, kur miratoi marrëveshjen me qeverinë e Kosovës për përfaqesim të perbashket konsullor.

Kjo do të thotë jo vetëm shkurtim i shpenzimeve për të dyja qeveritë, por është edhe një simbolikë e veprimit të përbashkët i dy shteteve në fushën diplomatike.

Megjithatë, Kryeministri Berisha kërkoi që të nisë puna edhe për unifikimin e praktikave të tjera në fusha të ndryshme për të lehtësuar qytetarët e të dy vendeve nga burokracitë: ”Në të dy vendet duhet të jetë e njëjta praktikë, sepse absolutisht ky është interesi më i mirë i të dy vendeve. Shqiptarët duhet ta shndërrojnë praninë e dy qeverive dhe administrative në dy oportunitete dhe mundësi më të mëdha dhe jo në pengesa dhe burokraci më të mëdha. Shqiptarët duhet ta ndiejnë veten njësoj, si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë”.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika PS : Në vend nuk ka siguri
Deputeti i Partisë Socialsite, Ilir gjoni, i kërkon qeverisë në parlament që të marrë masa për sigurinë e jetës së qytatarëve, pasi me numrin e lartë të vrasjeve  mafioze, vjedhjeve të bankave apo demontimit të municioneve, siç ishte rasti më i fundit i transmetuar në emsionin “Fiks Fare”, në vend nuk ka as siguri dhe as rend. Dështimi, BE në Tiranë
Një javë pas publikimin të progres raportit, ku 12 prioritet u vlerësuan nga komisioneri Fyle si të pa-plotësuara, Shqipërinë e viziton drejtori i përgjithshëm i zgjerimit në BE, Stefano Saninno, duke tentuar një ndërmjetësim të mundshëm mes palëve për rinisjen e dialogut. Meta i telefonoi Lavitolas
Sikunëer Franko Fratini (Ministri i Jashtëm Italian), edhe Ilir Meta duket se ka rënë pre e dy deklaratave kontradiktore për skandalin Lavitola që po trondit Italine. Topi: Vizion i ri në politikë
Duke iu drejtuar të diplomuarve të rinj të shkollës politike të Këshillit të Europës, Presidenti i Republikës Bamir Topi foli për nevojën e një vizioni të ri në politikën shqiptare.
Meta përgënjeshtron Frattini-n
Gazeta 'La Repubblica', e cila solli e para per publikun italian çeshtjen e takimit tresh Frattini-Meta-Lavitola, të enjten vazhdon te investigoje mbi rastin.

Lajmet kryesore

Libi, konfirmohet zyrtarisht vdekja e Gaddafi-t
Diktatori bie gjatë mbrojtjes së qytetit të fundit që kontrollonte
Durrës, fundoset anija, 8 persona të zhdukur
Meta i telefonoi Lavitolas
Balla: Pollo, rryshfet 1.2 milion euro
KFOR: Operacioni në veri, i suksesshëm

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›