E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amoraliteti i moralistëve pa kufij

xhove 1Nga Xhovani Shyti

Qenia njerëzore me lëvizshmëri karakteriale treqind e gjashtëdhjetë gradë është shfaqur dhe vazhdon të jetë pjesë elitare e shoqërisë sonë pasdiktaturë. Vetëm e jona, puro shqiptare. Është një lloj qenieje e veçantë, e mbarsur me amoralitet të pastër. Një kategori sociale që se ka për gjë të ndryshojë sjelljen, domethënë moralin e vet, in-ekstremis. Domethënë pakufi, treqind e gjashtëdhjetë gradë. Sikurse e ka titulluar emisionin që drejton Artur Zheji, shqiptari mediatik me një biografi të pasur karakterialo – profesionale për të qenë pjesë integrale e treqind e gjashtëdhjetë gradëshave.

Dikur, në kohën e qenies së Fatos Nanos kryeministër, Artur Zheji ishte emëruar drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit Publik shqiptar, për ta vënë këtë njësi mediatike publike, që mbahet më financimet e taksapaguesve, tërësisht nën pushtetin e kryeministrit të kohës, Fatos Nano. Me demek për të mos lejuar anti-Nanot të penetronin në ekranin e tij. Detyrë, të cilën Artur Zheji i asaj kohe dhe drejtuesi i treqind e gjashtëdhjetë gradëshit të sotëm, e kreu me plot sukses, duke e përfunduar me një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që e bënte përgjegjës për humbjen e ca miliona dollarëve. Një raport që nuk u mor kurrë në shqyrtim nga organi i hetimit, por që nuk ia tjetërsoi karakteropatinë in-ekstremis Zhejit, që, pas ikjes së Fatos Nanos nga kryeministria dhe fitores së njëzet përqind të pushtetit nga Ilir Meta, pra nga kundërshtari më i patundur i Nanos, të lëvizte treqind e gjashtëdhjetë gradë.

I shkarkuar nga posti i lartë që mbante në drejtorinë e Përgjithshme të Radio Televizionit Publik Shqiptar, për të siguruar një tjetër, Artur Zheji se pati për gjë të dilte publikisht hapur krah Ilir Metës, duke siguruar kështu postin e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH). Lëvizje in-ekstremis, nga Nano tek kundërshtari më i madh i tij, Ilir Meta. Lëvizje treqind e gjashtëdhjetë gradë, vërtetë frymëzuese për të ndërtuar një emision me të njëjtin titull.

Por Zheji nuk është i vetmi i racës shqiptare të treqind e gjashtëdhjetë gradëshave. Madje mund të jetë më i zbuturi, kur krahasohet me ca të tjerë homologë të tij, që për të përfituar thela e siguruar jetën nuk e kanë për gjë të lëvizin in-ekstremis, d.m.th treqind e gjashtëdhjetë gradë. Një tjetër i shquar i këtij soji është Henri Çili, ai i universitetit dhe i gazetës Mapo.

Jo më larg se ditën e diel, mediatiko-gjithologjiku Cili, u shfaq i gjendshëm në një sallë prishtinase, përkrah Edi Ramës, pra të kreut të opozitës anti-Berishë, në të njëjtën tribunë kosovare, duke na freskuar kujtesën për braktisje të kampit Berisha dhe një kërcim pindarik të tijin në atë të opozitës së shënjuar për të qenë në pushtet pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit.

Sepse ky është thelbi i moralistëve pa kufij morali.

Kokulur dhe të përunjur me të gjithë ata që kanë në dorë tu ofrojnë diçka, e të pamëshirshëm me ata që kanë nën vete, ky është thelbi i filozofisë së treqind e gjashtëdhjetë gradëshave, që kanë nisur të shtohen si ujët e turbullt të lumenjve tanë përmbytës në këto ditë shiu pa kufi. Ka edhe të tjerë treqind e gjashtëdhjetë gradësha mediatikë, sindikalistë, mbrojtës të të drejtave ligjore të shqiptarëve etj., përfitues abuzantë me gradat që i kanë veshur vetes,por që hyjnë tek të zbuturit, kur krahasohen me ca politikanë. Si p.sh i përjashtuari me dhunë nga atdheu, Ed Selami, apo të përjashtuarit e tjerë nga Partia Demokratike, Tritan Shehu, Genc Pollo apo të ikurit nga Partia Demokratike Arben Imami, Nard Ndoka, etj, etj., të gjithë të rikthyer në prerin e Sali Berishës, d.m.th të nëmurit prej tyre, kryeministrit në detyrë dhe kryetarit dinastik të PD-së. Në prehrin e njeriut, të cilin e kishin anatemuar si antishqiptar, anti-integrues, despot, diktator, madje dhe bashkëpunëtor të serbëve.

Gjithçka për ca pushtet, për të përfituar.

Kanë lëvizur që të gjithë treqind e gjashtëdhjetë gradë, duke predikuar moralitet pa kufij, ndonëse vetë kanë lundruar në amoralitet, për tu bërë deputet, zëvendëskryeministra, ministra, ambasador, kandidat për deputet, zv.ministra etj. etj. Për një post jap gjithçka, por moralin jo se nuk e kam. Por më i famshmi ndër këta 360-gradësha është ministri në detyrë i Bujqësisë, Genc Ruli. Për të cilin nuk po bëj asnjë koment, por vetëm po sjell ato çka ka ligjëruar me gojën e vet 15 vite më parë, në adresë të kryeministrit reformator Sali Berisha. Ishte koha kur si pasojë e keqqeverisjes Shqipëria ishte përfshirë nga anarshia 97 dhe Genc Ruli ishte shkarkuar nga të gjitha funksionet ministrore, por edhe partiake. Degradime që e nxitën të deklarojë këto të mëposhtmet në adresë të Sali Berishës, atë kohë president i vendit.

Mund të pohoj se kreu i kontrabandës në Shqipëri ka qenë vetë Berisha. E them këtë sepse ai institucionalizoi kontrabandën në shërbim të organit më okult të shtetit, SHIK-ut, si dhe të një klani rrotull tij Kontrabanda mund të gjente strehë vetëm pranë Berishës, për arsye se vetëm nën titullin e vasalit të tij politik mund të siguroje licencën për tu marrë me kontrabandë pa u rrezikuar Ishte pikërisht Berisha që, fillimisht e lejoi, mandej e kultivoi kontrabandën, duke helmuar me këtë klimë gjithë strukturën shtetërore dhe shoqërinë shqiptare.

Të fshehtën për kryeministrin në detyrë, Sali Berisha, atë kohë President i vendit, ministrit në detyrë i Bujqësisë, Genc Ruli, e ka nxjerrë si përgjigje për pyetjen e bërë nga gazetari: Pse Berisha e akuzoi ish-ministrin e Financave Ruli për pjesëmarrje në kontrabandë, ndërkohë që për pyetjen tjetër: Sa e dukshme ishte përzierja e SHIK-ut në aktivitetin e kontrabandës, ka dhënë përgjigjen e mëposhtme:

Padyshim SHIK-u ishte kulmi i organizuar i kontrabandës në Shqipëri. Mjaft të përmendim disa argumente. Në pesë vjet jete të tij SHIK-u ka marrë nga buxheti i shtetit financime shumë modeste, që nuk do të mjaftonin për të mbuluar as 1/3 e shpenzimeve dhe pagesave të personelit të angazhuar prej tij. Në fakt, për të mbuluar shpenzimet ai ka pasur fonde financiare ilegale në shumëfishim të atyre që jepeshin zyrtarisht. Për këto fonde kishin dijeni Berisha dhe Gazidede, dhe nuk e përjashtoj faktin se: në një masë të madhe këto fonde vinin nga kontrabanda. SHIK-u kishte monopolizuar të gjitha organet shtetërore si policinë kufitare, doganore, financiare, rendin, prokurorinë, dhe, në vetvete ishte organi më i mirëinformuar për fluksin e kontrabandës në Shqipëri, por në mënyrë të qëllimshme këtë kontrabandë se luftoi asnjëherë. Sikundër verifikohet sot, nëpunësit më jetëgjatë të doganës dhe policisë financiare janë ata që u bën

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›