Miratimi i Ligjit për pushtetin gjyqësor, një hap domethënës
Deklarata e Unionit të Gjyqtarëve
Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë , me anë të një deklarate për shtyp, përshëndeti miratimin me konsensus në Parlament, javën e kaluar të ndryshimeve në ligjin për pushtetin gjyqësor, të cilat sjellin rritjen e pagave për gjyqtarët e shkallës së parë dhe apelit. Për Unionin, ky zhvillim përbën një hap domethënës në drejtim të krijimit të premisave për një gjyqësor edhe më të përgjegjshëm e transparent. Në deklaratën e Unionit thuhet se, “kjo nismë prej kohësh është kërkuar nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, në përpjekje për treguar rrugën që duhet të përshkojë vullneti politik për një pushtet gjyqësor që nevojitet të gëzojë më shumë besimin e publikut, parakusht për ndërtimin e shtetit të së drejtës, thuhet ne deklaratën zyrtare e Unionit te Gjyqtarëve te Shqipërisë". Në deklaratë thuhet gjithashtu se, Unioni i Gjyqtareve te Shqipërisë inkurajon klasën politike që, sikurse gjeti vullnet për rritjen e pagave për gjyqtarët e shkallës së parë dhe apelit, të intensifikojë përpjekjet edhe për nisma të tjera që konsolidojnë një pushtet gjyqësor të pavarur e të përgjegjshëm, garanci për qytetarët dhe shoqërinë në çdo kohë, madje edhe kundrejt vetë politikës, si shprehje e shtetit te së drejtës, që ndihmon aspiratën e integrimit evropian të Shqipërisë