“Pa votat e rinisë, çdo fitore nuk do të kishte kuptim”
Ministri Imami takim me 200 të rinj Elbasanas
Arben Imami, Kryetari i Grupit të Punës të Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit në një takim me mbi 200 të rinj të qytetit në ambientet e kalasë së qytetit, u shpreh për rolin që do të luajnë të rinjtë në këto zgjedhje sepse pas kaq kohësh tashmë mundësia e penetrimit në internet është e madhe.
“Në kohët e sotme ju keni mundësi të ftoni, nëpërmjet faqeve sociale, miqtë tuaj në facebook-un e Partisë Demokratike apo të forumit rinor për njësinë tuaj. Bëjeni këtë punë dhe do të ndjeni kënaqësinë që ju jeni autorë të historisë që vijon sepse pa votat e rinisë shqiptare, çdo fitore nuk do të kishte kuptim”.
Për fat të madh, theksoi Imami, rinia shqiptare e mbështet Partinë Demokratike shumë më tepër se Partinë Socialiste dhe kjo tregon se të rinjtë shqiptarë, sikurse të rinjtë e çdo vendi, shumë më tepër e kuptojnë zhvillimin, lirinë, janë të lirë nga paragjykimet e të shkuarës.
“Djem dhe vajza si ju dhjetorin e ’90, ju kundërvunë atij regjimi që sot na dha mundësinë të punojmë bashkë e të ndërtojmë pluralizmin politik, i cili është themeli, sepse zgjedhjet janë themeli i një shteti demokratik, po ashtu na dhanë edhe një program të qartë, me një slogan të vetëm që ‘Shqipëria duhet të jetë një vend europian’, ku sundon ligji, ku ka liri, zhvillim, respekt për individin, ku njeriu është i lirë të zgjedhë. Duke u ndalur tek arritjet që janë realizuar këto tetë vite Imami shtoi se në 8 vite kemi sjellë modelin më të mirë, funksional, të prodhuar tashmë, i cili është një model që na çon në Europë, ky është modeli sepse PD e anëtarësoi këtë vend në Këshillin e Europës dhe në NATO. Ne arritëm që me punën dhe reformat tona të përbashkëta, me seriozitetin dhe shërbimet që i bëmë këtij vendi të marrim liberalizimin e vizave. Ky është modeli i integrimit, i punës për të realizuar atë rilindje, në qoftë se ka një rilindje, që është rilindja politike e 1990. Pra bëmë një vend europian, nga një vend i izoluar të varfërisë e të urisë të kthyer në një vend të zhvilluar të hapësirave kontinentale, në një vend ku të rinjtë mund të shkojnë në çdo vend të jetojnë e studiojnë”, tha Imami.
Në vjeshtën e këtij viti Komisioni Europian e miratoi dhe dha pëlqimin që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat, me kusht që në atë periudhë disa javore të mund të votoheshin ligjet, por Rama kundërshtoi dhe ne e humbëm këtë shans, tha Ministri Imami.
Arben Imami tha se nga një anë kemi partinë e bllokimit, liderin e bllokimit, kurse nga ana tjetër kemi partinë e zhvillimit, e zgjerimit të hapësirës së lirisë, e zgjerimit të punës, e zgjerimit të ekonomisë, së përparimit, e hapjes ndaj Europës, pra është një model i qëndrueshëm dhe që me siguri është zgjedhja më e mirë