Ku do të bjerë sonda ndërplanetare ruse?
MOSKË- Nuk ka më asnjë shpresë për të korigjuar trajektoren dhe shpëtuar sondën ndërplanetare Phobos-Grunt, e lëshuar nga Rusia drejt Marsit. Teknikët e gjithë botës po vazhdojnë me llogaritjet për të përcaktuar momentin dhe vendin e rënies në tokë.
Tentativat e shpëtimit të ditëve të shkuara nuk dhanë rezultat dhe fati i anijes vetëm mund të hamendësohet.
Përllogaritjet e Norad, North American Aerospace Defence Command (Komanda e Mbrojtjes Aerospaciale e Amerikës së Veriut) tregon datën 26 nëntor si dita më e mundshme. Duke hyrë në atmosferë anija Phobos-Grunt duhet të shkatërrohet, përfshirë 10 ton lëndë djegëse toksike që transporton, e në tokë duhet të arrijnë vetëm fragmente. Mirëpo disa nga këto fragmente janë projektuar pikërisht për ti rezistuar hyrjes në atmosferë e mund të arrijnë në tokë të paprekur.
Mision i dështuar. Sonda ruse prej 12 tonelatash është sa dyfishi i satelitit amerikan Uars që ra në fund të Shtatorit.
Stacioni automatik Phobos-Grunt është lëshuar nga Baikonur dhe kur ka hyrë në orbitën tokësore nuk ka mundur të orientohet drejt pikave të referimit diellor dhe yjor, duke dështuar manovrat që do ta çonin në orbitën e Marsit.
(a.s/BalkanWeb)