Amos Oz Jam i zemeruar me qeverine time
Te shkruash eshte nje akt joshjeje. Keshtu thote Amos Oz nje nga shkrimtaret izraelite me perfaqesues gjate takimit ne Festivalin e Mantoves. Shkrimtari qe me 1966 ka marre cmimin prestigjioz te vendit te tij ne takimin e pare me publikun ne festivalin me te rendesishem te letersise ka folur per te shkruarit e vecanerisht per vendin e tij. Publiku i pranishem ka duartrokitur dhe vleresuar shkrimtarin teksa gazetari Luciano Minerva i cili ishte caktuar ta intervistonte ne kete takim te pare i ka paraprire bisedes duke thene Beni kujdes. Akoma nuk e dini por qe nga casti qe zini vend ketu me shume mundesi mund te ktheheni ne burim frymezimi per veprat e ardhshme te Oz. Shkrimtari njihet si nje vezhgues i kujdesshem qe kerkon cdo hollesi sado te vogel te gjithckaje per te prezantuar boten. Dy takimet e ardhshme me shkrimtarin ne kuader te ketij festivali do te flasin per dashurine dhe komunitetin. I kthyer pas dhjete vjetesh ne Mantove Oz ka percaktuar dy tipe lexuesish ata te keqijte qe kerkojne me cdo kusht te transformojne historine e librit ne thashethem dhe ata te miret qe mundohen te perfshihen ne rrefim duke u identifikuar me nje apo me shume personazhe. Per Oz ekziston nje raport joshjeje mes shkrimtarit dhe lexuesit duke theksuar me tej se kur punoj per veprat e mia imagjinoj sikur po ia dedikoj ato fjale gruas me te cilen kam rene ne dashuri. Me tej shkrimtari eshte ndalur ne situaten kritike te vendit te tij Izraelit. Jam shume i zemeruar me qeverine time. Per fat te keq nuk arrij te shoh nje te ardhme shpresedhenese per femijet dhe niperit e mi. Pavaresisht kesaj mundohem te mbaj distance mes punes sime si shkrimtar dhe situates politike. Ne studion time kam dy stilolapsa nuk perdor kompjuterin per te shkruar njerin per veprat e mia dhe tjetrin per te kritikuar qeveritaret e mi.