Miss Globe shtate vjet ne Shqiperi
Per te shtatin vit radhazi vazhdon te organizohet ne Shqiperi Miss Globe International qe shenon dhe edicionin e 37 te ketij aktiviteti. Nata finale e spektaklit te bukurise do te mbahet kete vit me 24 shtator ne Sarande ne ambientet e nje hoteli. Deri me tani 49 konkurrente kane konfirmuar pjesemarrjen. Miset pritet te vijne ne Shqiperi duke filluar prej dates 11 shtator per te nisur me pas me programin zyrtar te Miss Globe International. Nevina Shtylla do te perfaqesoje Shqiperine pasi dihet se ne keto shtate vjet fituesja e Miss Shqiperise perfaqeson Shqiperine ne eventin e Miss Globe. Prezantuesit e ketij spektakli jane Enkel Demi Ciljeta Xhilaga dhe Eduard Oga. Pritet qe te kete te ftuar nga bota ndersa nuk do te mungojne edhe artistet shqiptare. Miss Globe e ka futur Shqiperine ne kalendarin e aktiviteteve te bukurise ne te gjitha agjencite e modeleve dhe organizatoreve te konkurseve te bukurise ne bote.