E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amy jeton në zemrën time

Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 12:31

“Amy Winohouse ende është këtu në zemrën time...ne duhet t’i largojmë fëmijët nga droga”, kështu e ka nisur rrëfimin e tij për gazetën The Sun, Mitch Winehouse, babai i këngëtares së njohur Amy Winehouse, e cila ndërroi jetë më 27 korrik të këtij viti.

Vdekja tragjike e Amy Winehouse e ka tronditur shpirtërisht Mitch-in, i cili ka thënë se nga ana e tij do të mundohet me gjithë shpirt që të ndihmojë të varurit nga droga të dalin nga errësira që ata i ka kapluar.

“Amy është këtu në jetën time. Fëmijët tonë kanë nevojë për ndihmë”, ka thënë Mitch gjatë një tubimi, ndërsa ka themeluar edhe një fondacion për të ndihmuar fëmijët dhe të rinjtë për t’u larguar nga varësia e drogës. Ai ka thënë se është duke kaluar momente të këqija dhe shpirti i tij është i thyer nga vdekja tragjike e vajzës së tij.

“Isha në New York ku me thanë këtë. Isha me kushërinjtë e mi që pritën një fëmijë në jetë. Ai më pyeti si ishte Amy. I thashë që ishte më mirë – por pastaj telefoni cingëroi... Qava dhe Andrew (kushëriri) e kuptoi se diçka kishte ndodhur”, ka folur për vdekjen e vajzës së tij Mitch.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›