E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dreshaj, as në finale

Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 13:03

Pavarësisht se ishte konsideruar si njëra prej më të bukurave dhe konkurrente e denjë për të arritur në finale, bukuroshja kosovare Afërdita Dreshaj nuk ka arritur që të shkoj as në finale të “Miss Universe 2011.

Afërdita Dreshaj ka arritur që të futet në gjysmëfinale të këtij evenimenti, ku arrin 16 bukuroshe, por kosovarja nuk kishte mundur që të shkoj me tutje për shkak se ishte eliminuar pasi kishte defiluar me kostume të banios.

Vendin e parë në këtë eveniment e zuri Miss Angola, Leila Lopez, përderisa përcjellëse e dytë u zgjodh Miss Ukraina, Olesya Stefanko.

Nga ana tjetër, bukuroshja nga Shqipëria, Xhesika Berberi nuk arriti që të kualifikohet as në mesin e 16 bukurosheve shqiptare më të mira.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›