E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ana Bolena e Donizzetit" do ngjitet në skenën e TOB-it

Opera me 2 akte "Ana Bolena e Donizzetit" dhe Libretin e Felice Romani po materializohet përmes provave në skenën e Teatrit Kombtar të Operas dhe Baletit me regji të Eleonora Paterniti dhe skenë të Platon Bardhit, kostumet të Sartoria Arrigos nga Milano, orkestra simfonike e TKOB dirigjohet nga Mjeshtri Koncertues dhe dirigjenti Marco Berdondini ndërsa kori nga Dritan Lumshi.

Solistët Marjana Leka dhe Armando Likajn i gjejmë duet në aktin final teksa na zbulojnë një nga veprat e vështirësive të larta të belkantos, operën "Anna Bolena" si dhe intrigat e oborrit Mbretëror të Enrikut VIII në Anglinë mesjetare. Drama e operas bazohet në ditët e fundit të jetës së Anna Bolenës, e cila do të vdesë me dëshirën e të shoqit të saj, duke u akuzuar për tradhëti bashkëshortore, inçest, dhe magji e mbyllur në kullën e Londrës megjithë përbetimet për pafajsi.

Kreshendoja zanore pasurohet nga solistet e trupës kombtare si Vikena Kamenica, Eduard Sokoli, Rudin Sata, Lindita Kola, Erlind Zeraliu me një surprizë tanimë tradicionale me një të ftuar nga arena muzikore italike tenorin Marco Frusoni. Të djelën e 6 qershorit në mbrëmje skena e teatrit kombëtar të operas do të hapë portat për publikun me premierën e Ana Bolenës shkakut të tronditjeve politike dhe nënës së simbolit të mbretërisë së bashkuar Elizabetës së Parë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›