E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtinë, nisin hetimet për djegien e ndërtesës ikonë

Pas shpërthimit të zjarrit në afërsi të ndërtesës mësohet se është gjetur një qytetar i pastrehë, i njohur për policinë, por ai pas marrjes në pyetje është liruar.
     
Hoteli i ndërtuar në vitin 1927, i projektuar nga një arkitekt austriak, i njohur fillimisht me emrin “Skënderbeu” e pas Luftës së Dytë Botërore “Unioni”, ka disa vite që në pritje të rinovimit ka qëndruar i zbrazët.
     
Sipas njoftimeve të mediave kosovare, rinovimi i objektit pritej të fillojë muajin e ardhshëm.
     
Këtë e bënë të ditur me deklaratat e tyre pronari që e ka blerë ish-hotelin në procesin e privatizimit të pronave shtetërore për 3,2 milionë euro si dhe zyrtarë të komunës së Prishtinës, të cilët kishin dhënë lejen “për disa adaptime të brendshme e mosndryshim të fasadës”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›