Kruje, perballe Kastriotit dhe shfaqet pretendente
Dinamo e nis sezonin si favorite, Tirana "rrezohet" ne shtepi
Dy ish-lojtare bardheblu, Fagu dhe Xhafaj i siguruan fitoren Beses se Kavajes, ndaj Vllaznise se Shkodres
Kampionati nis me emocione dhe surpriza. Ndeshjet e javes se pare te Kategorise Superiore konfirmuan Dinamon pretendente, por duhet vecuar fakti i luhatjes ne rezultate, por edhe lojes qe zhvilluan ne fushe, per dy rivalet e tjera, Tirana dhe Vllaznia. Dinamo dha leksione ne Kruje, ne javen e pare te kampionatit, duke shfaqur pretendime per fitimin e titullit kampion. 17 here kampionet e Shqiperise, me fitoren 3-1, ne fushen e veshtire te Kastriotit shfaqen ambiciet e tyre dhe justifikuan pergatitjet e veres, per te realizuar objektivin madhor. Blute e drejtuar nga Shkelqim Muca zhvilluan nje ndeshje qe foli vetem par ta, nga fillimi dhe deri ne fund. Dinamo ia doli qe te merrte maksimumin, duke administruar lojen per 90 minuta dhe nuk kishte sesi te ndodhte ndryshe. Ndeshja foli per kryeqytetasit ne fund. Ne pjesen e pare lojtari i kombetares, Elis Bakaj shfrytezoi nje aksion te Dinamos dhe shenoi golin e pare, qe cliroi ekipin nga deshira per te fituar. Me fillimin e pjeses se dyte "molla e sherrit" mes Tiranes dhe Dinamos ne kete fillim sezoni, Muca, realizoi golin e dyte. Pas golit te sigurise blute ulen ritmin, kurse krutanet e pane sersih veten te pafuqishem per te reaguar. Sulmuesi kavajas Bekim Kuli shenoi edhe golin e trete per Dinamon, 12 minuta para se te perfundonte ndeshja duke mos i dhene me asnje shprese vendasve, per qofte nje barazim. Kastrioti mundi gjithsesi qe te shkurtonte diferencen ne fund me ane te Abazajt, i rikthyer serish ne kampin krutan. Sakaq, duhet vecuar fakti se ne Kruje eshte zhvilluar nje ndeshje me nivel te kenaqshem. Ne nje fushe tjeter, ne Kavaje, Besa qe drejtohet nga ish-trajneri i Partizanit, Shpetim Duro fitoi paster 2-0, me Vllaznine, nen kampione e Shqiperise. Pritej qe Vllaznia, e cila drejtohet nga Hasan Lika te shfaqte dobesi ne loje, per shkak te merkatos jo fort te mire, ne fillim te ketij edicioni dhe kavajasit arriten qe te shenonin dy gola te shpejte ne fillim te pjeses se pare me autore, Xhafajn dhe Fagun. Besa ne javen e pare tregoi se eshte nje skuader ambicioze, ashtu sic edhe pretendohej para kampionatit dhe ndeshjes se pare, ndaj nje rivali te drejperdrejte per evndet e para, qe ishte Vllaznia. Nje ndeshje tjeter, ne javen e pare te kampionatit, nje tjeter skuader e ka nisur edicionin e ri me pretendime te larta. Apolonia e Fierit triumfoi ndaj Teutes se Durresit me rezultatin, 2-0. Fieraket e gjeten golin e pare shume shpejt, me ane te Hotit dhe zhvilluan nje pjese te dyte me epersi numerike. Teuta e Durresit mbeti me 10 lojtare, sepse Ndreka doli ne fund te pjeses se pare me karton te kuq. Ne minuten e fundit te ndeshjes Apolonia shenoi golin e sigurise. Skenderbeu e permbysi disa here rezultatin e ndeshjes ne Korce dhe fitoi 4-3 ne fund ndaj Lacit, ne takimin mes dy ekipeve debutuese te ketij edicioni. Skenderbeu pati probleme gjate merkatos se veres dhe organizimi i diteve te fundit solli efekte pozitive ne lojen e skuadres, e cila premton per ecurine e metejshme. Sakaq, Gramozi i Ersekes ne ndeshjen e pare historike ne Kategorine Superiore, qe pati edhe fatin per ta zhvilluar ne fushe te tij, ne Erseke, para tifozeve te shumte nuk arriti dot qe te gezonte tifozet e shumte. Gramozi dhe Shkumbini arriten ne fund qe te dilnin ne barazim pa gola.
Java e dyte, perplasje mes ekipeve ne forme
Nje jave me vone ne Vlore pritet me interes te madh ndeshja mes Flamurtarit dhe Dinamos. Kjo e fundit ne rast fitoreje do te rreshtohet si favorite kryesore per fitimin e titullit kampion. Por edhe Flamurtari me ecurine e ndeshjes se pare tregoi se eshte nje skuader ne rritje, krahasuar me nje jave me pare. Sakaq, Tirana do te tentoje ndaj Skenderbeut te Korces, ne javen tjeter per te rregulluar imazhin. Ne Shkoder, Apolonia do te kete nje prove te veshtire perballe Vllaznise, qe i duhet vecse fitorja per te mos zemeruar tifozet e shumte, te zhgenjyer me rezultatin e ndeshjes se pare. Laci do te prese Gramozin, ne nje ndeshje tjeter derbi mes debutuesve. Java e dyte e Kategorise Superiore do te luhet nje jave me vone me cifte interesante.
Java e pare, incidente ne fushe dhe kartone te kuq
Tirana dhe Teuta, me nga nje lojtar me pak ne pjesen e dyte
Nuk ka pasur incidente ne javen e pare te kampionatit, pervec acarimit te lojtareve gjate lojes dhe per rrjedhoje dy ekipe kane mbetura qe ne pjesen e pare me 10 lojtare. Ne Fier, ne fund te pjeses se pare mbrojtesi lezhjan Henri Ndreka eshte larguar me karton te kuq nga gjyqtari dhe Teuta pas ketij momenti mbeti ne diference numerike ne fushe. Apolonia e pati te lehte te administronte rezultatin ne fund. Por edhe ne "Qemal Stafa", Tirana mbeti me 10 lojtare, pasi Andi Lila u largua me karton te kuq tete minuta para se te perfundonte pjesa e pare e ndeshjes. Flamurtari e kishte nisur vrullshem lojen dhe me diferencen numerike e pari shume te lehte qe te fitonte 3-1, brenda 45 minutave loje. Por listes se kartoneve te kuq, ne javen e pare te kampionatit i eshte shtuar edhe nje tjeter lojtar. Maho i Lacit, kur duheshin edhe pese minuta nga perfundimi i ndeshjes u largua me karton te kuq.
Kategoria Superiore
Java I
Kastrioti-Dinamo 0-2
Skenderbeu - Laci 4-3
Apolonia-Teuta 2-0
Besa-Vllaznia 2-0
Gramozi- Shkumbini 0-0
Tirana-Flamurtari 1-3
Klasifikimi
Dinamo 3
Flamurtari 3
Besa 3
Skenderbeu 3
Apolonia 3
Gramozi 1
Shkumbini 1
Laci 0
Vllaznia 0
Teuta 0
Tirana 0
Kastrioti 0