Ana e "trishtuar" zbulon shqiptarët
Shpallja zyrtare nga Akademia e Arteve Kinematografike dhe Shkencave në Hollivud të Kalifornisë, nga ana e presidentit Bet Ganis e 67 vendeve jo anglisht folëse që do të konkurrojnë për çmimin "Oskar", ka ngjallur interes edhe në publikun çek. Krahas filmit çek "Karamazovët", të regjisorit Peter Zelenka, figuron edhe filmi shqiptaro-çek "Trishtimi i zonjës Shnajder" i regjisorëve shqiptarë, Piro dhe Eno Milkani. Me këtë film, Shqipëria konkurron në kompeticionin më të rëndësishëm të kinematografisë në botë. Gazeta e madhe çeke "MF Dnes", e datës 24 tetor, ka botuar ndër të tjera edhe shkrimin me titull "Për "Oskar"-in shqiptar do të luftojë filmi me Geislerovën". Ndërkaq, një tjetër shkrim i kushtohet filmit të regjisorëve Milkani, titulluar "Trishtimi delikat i Geislerovës lundron në një peizazh të përgjumur". Shkrimi në fjalë është shkruar nga kritikja e kinematografisë çeke, Mirka Spacilova. Një vel gëzimi ka mbështjellë Çekinë, një vlerësim për filmin shqiptar, i cili me një histori shqiptaro-çeke do të konkurrojë për një çmim "Oskar". Edhe protagonistja kryesore e filmit, Ana Geislerova, nga Çekia, ka thënë fjalën e saj. Në këtë intervistë, ajo ka rrëfyer mbi eksperiencën e saj në filmin "Trishtimi i zonjës Shnajder", i cili vazhdon ende të shfaqet në kinematë çeke. "Më magjepsi kryesisht regjisori Piro Milkani dhe historia e tij personale nga koha e studimeve në Çekosllovaki, që ishte dhe shkaku, pse desh që ta ekranizonte", ka treguar ndër të tjera ajo. Ana Geislerova, që nga koha kur realizohej filmi, është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka lindur në vitin 1976 dhe në moshën 16-vjeçare ka luajtur në filmin e saj të parë, që titullohej "Udhëtimi". Filmi pati shumë sukses për kohën. Pas kësaj, ajo ka interpretuar në më shumë se 20 filma, ndërsa është fituese e shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Vetëm gjatë kohës që xhirohej "Trishtimi i Zonjës Shnajder", asaj iu dhanë dy çmime për interpretimin më të mirë si aktorja femër, në Portugali. Ajo nuk shkoi personalisht e si për t‘i kërkuar falje, regjisori galant (siç e quan vetë Ana) i dhuroi një buqetë me 30 trëndafila në emër të grupit shqiptar.
Çfarë dinit për Shqipërinë para xhirimeve të filmit dhe çfarë dini sot për të?
Si të përgjigjem në mënyrë diplomatike? Sot di për Shqipërinë ekzaktësisht atë që dija dhe më parë. Por zbulova se aty jetojnë njerëz të dashur dhe me temperament.
Mund të jeni më konkrete?
Regjisori ishte shumë i ngrohtë, i këndshëm dhe galant, madje ai më dhuroi edhe një tufë me trëndafila. Ndryshe ishte fjala vjen drejtori i fotografisë ishte, po ja, le të themi... thjesht shqiptar.
Në film interpreton idhulli i dikurshëm i shumë i grave dhe vajzave, aktori italian, Mikele Plaçido. Të bëri përshtypje?
U prezantuam, por nuk pati ndonjë njohje të mëtejshme. Besoj se me këtë nuk po e fyej. Për mua, pak Mikele Plaçido është kryesisht kujtim i fëmijërisë time, kur te gjyshja duhej të ndiqnim detyrimisht serialin "Oktopodi". Kështu që, për mua, figura e tij simbolizon më shumë nostalgji, edhe pse sot është sharmant, kjo po. Për më shumë nga sheshi i xhirimit, si një nënë e përgjegjshme, kthehesha shpesh në shtëpi. Djali im, Bruno, ishte i vogël, kështu që, veç punës, përkushtimit ndaj filmit, përjetime të tjera nuk pata.
Si komunikuat me të riun Nik Xhelilaj, që luan të dashurin tuaj shqiptar?
Vështirësitë e komunikimit gjuhësor në të të tilla koproduksione unë i njoh, por Niku di anglisht, kështu që nuk kishte probleme komunikimi mes nesh. Në fillim (për fajin tim më shumë), ai ishte tmerrësisht nervoz. Nuk di se çfarë i kish thënë regjisori për mua, por më duhej ta qetësoja, se ndaj meje mund të sillej normalisht. Pas kësaj, gjithçka shkoi në rregull.
Ai midis shqiptarëve hyn në kategorinë e të sjellshmëve apo me temperament?
Te galantët! Ai akoma edhe sot vazhdon të më dërgojë urime për çdo festë.
Ishte e vështirë të bëheshe pjesë e atmosferës së viteve ‘60?
Tek unë vështirë vepron kjo atmosferë. Unë mbaj mend, nëntorin e vitit 1989, kur prindërit më merrnin me vete, ndërsa vitet gjashtëdhjetë jam në gjendje t‘i imagjinoj dhe t‘i përjetoj së brendshmi, por janë për mua shumë të largëta, si letërsia...
As moda e atyre viteve nuk të tërhoqi?
Ajo po që më pëlqeu, edhe pse gjatë xhirimeve nuk iu përmbajtëm gjithçkaje me saktësi, nuk kishte për këtë shumë para. Po kjo gjë vërtet më zbaviste, veçse për këtë do të zgjaste biseda pafund...