E Diel, 1 Nëntor 2026

Ana, vajza e sapolindur e familjes Gjebrea

Ardit Gjebrea bëhet baba për të dytën herë. Është një dashuri që Arditi e provon për të dytën herë në jetë. Ana është vajza e tij e vogël, e cila ka ardhur në jetë vetëm një ditë më parë. Anila bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë vogëlushen, e cila ka lindur përmes ndërhyrjes kirurgjikale. Arditi ka siguruar gjithçka, qe nga lindja e vogëlushes e deri tek momentet e para të jetës së saj në ambjentet e maternitetit "Mbretëresha Geraldinë". Ka preferuar që vajza e tij të lindë në një spital shqiptar. Ka asistuar gjatë gjithë kohës së linjes së vajzës dhe është munduar që ti dhurojë sa më shumë dashuri bashkëshortes së tij. Është fëmija e dytë që e lumturon. E nëse nëse gjatë lindjes së Jonit, për shkak të kohërave dhe rrethanave nuk ka mundur të jetë gjatë lindjes së tij, në lindjen e vajzës Ana ka qënë aty gjatë gjithë kohës. Është i lumtur, megjithatë nëse do ta provonte dhe më parë ndjesinë e t'u bërit baba sërish, por ndoshta pak më shpejtë në kohë, do të kishte akoma dhe më tepër fëmijë. Tashmë familja Gjebrea nuk është më tre, janë katwr persona dhe më e vogla është Anna që do ti japë akoma dhe më shumë dritë dashurisë së kësaj familjeje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›