Bashkia,mbjell 80 fidanë në rrugën "Punëtorët e Rilindjes"
80 rrënjë pemë u mbollën ditën e martë në rrugën "Punëtorët e Rilindjes" në kryeqytet, në vijim të nismës së bashkisë "Një qytetar-një pemë". Kryetari i Bashkisë, Edi Rama, duke vlerësuar angazhimin e Raiffeisen Bank për sigurimin e fidaneve të këtyre pemëve, u shpreh se "në këtë rrugë tërësisht të rindërtuar mbillen pemët e bashkëpunimit me një bankë shumë të rëndësishme". Ndërkohë ai kërkoi që "jo vetëm bankat, por edhe sipërmarrjet e tjera të mëdha e të vogal t'i bashkangjiten kësaj nisme"."Shpreh kënaqësinë për këtë bashkëpunim në rritje me bankat, sipërmarrjet, me qytetaret e qytetarët që po bëjnë të mundur që në çdo komunitet, në çdo rrugë ne të çojmë shpresën, që qyteti i së nesërmes të jetë qyteti që ne vërtet duam dhe ëndërrojmë për fëmijët tanë", tha z. Rama.