"Herbarium Amoris" Lulet e ndaluara sjellin dashuri në Tiranë

>Ekspozita e veçantë e fotografit Edvard Koinberg tërheq vëmendjen e të rinjve kryeqytetas
Herbarium Amoris" titullohet ekspozita e veçantë fotografike e fotografit suedez Edvard Koinberg, e cila qëndron e hapur prej ditësh në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Ekspozita ka tërhequr vëmendjen e publikut kryeqytetas, veçanërisht të të rinjve. Dhe këtë konstaton thjesht duke bërë një vizitë në mjediset e kësaj ekspozite. Përveçse diçka e re është një ekspozitë tepër interesante, për sa i përket tematikës që ajo përçon tek ne. Nuk ka mënyrë më të bukur se sa dashuria të të vijë nëpërmjet luleve. Është shumë interesante dhe e veçantë, u shpreh studentja Marsida Çela. Herbarium Amoris" sjell një gjetje interesante këto ditë janari në kryeqytet, e cila ka bërë që ajo të jetë në vëmendje të publikut. Mendoj që të tilla ekspozita, të cilat sjellin të tilla ide të vazhdojnë edhe në të ardhmen, tregon 20 vjeçarja Donika. "Herbarium Amoris" është një ekspozitë interesante e realizuar nga një bashkëpunim mes fotografit Edvard Koinberg me Institutin Suedez. Në këtë mënyrë Koinberg na sjell një seri fotografish, që kanë në qendër bimët, jo thjesht bukurinë natyrale të tyre, por ai kërkon që të japë një ngjashmëri mes sjelljeve seksuale të bimëve dhe njerëzve. Konkretisht në ambiente të MHK qëndrojnë të ekspozuara 38 piktura të shoqëruara me 10 tekste mbi biologun Carl Linnaeus dhe idetë e tij mbi seksualitetin e bimëve. Aty gjenden foto të luleve të ndryshme, nga ato më të zakonshmet që shohim çdo pranverë e deri tek ato që nuk i kemi parë kurrë, pasi nuk rriten me klimën e vendit tonë. Herbarium Amoris është menjëherë një titull ekspozite, që ngjall interes përzier me pak droje. Ndonëse shpikësi i teorisë së seksualitetit të bimëve, suedezi Carl Linnaeus e ka shkruar atë në vitin 1729, pas qindra vitesh vjen më pas një ekspozitë fotografike me subjekt bimët dhe lulet. Por ekspozita, e cila ka ngjallur interes në kryeqytet në shumë vende është bërë objekt debatesh dhe skandalesh, si p.sh në Kinë, ku ajo u ndalua. Suedezi Koinberg na sjell një botë me ngjyra të shumëllojshme të luleve. Ai ka fotografuar lulet që nga trëndafilat simbol i femërores e deri te zambakët, lulëkuqet etj. "Them se njerëzit kanë dijeni për seksualitetin e bimëve, reagimi ndaj bimëve është gjithmonë pozitiv, ndërsa për tekstin i cili është shkruar nga vetë Linus, nuk ka qenë gjithmonë i njëjtë reagimi. Kështu në Kinë nuk donin që të ekspozoje tekstet, sepse u vinte turp për ato që ishin shkruar që teoria kishte me seksualitetin njerëzor, është shprehur fotografi suedez Edvard Koinberg për ekspozitën. U bënë vite tashmë që kjo ekspozitë shëtit në vende të ndryshme të botës, nga Moska në Hong-Kong, duke u pritur ngado me një interes të jashtëzakonshëm nga publiku. Për herë të parë kjo ekspozitë është prezantuar në "Bergius garden" në Stokholm në vitin 2003 dhe prej atëherë ka shëtitur në 20 shtete të ndryshme e në 40 galeri. Carl Linnaeus është i njohur si një ndër botanistët më të mëdhenj. Ai krijoi Systema Natura, e cila u publikua në vitin 1735 dhe në atë kohë atij iu deshën vetëm pak muaj të bëhej i famshëm. Idetë e tij për seksualitetin e bimëve shkaktuan panik, por përsëri njerëzit ishin të ndejshëm pas kësaj ideje. Qëllimi i Linnaeusit për të bërë një paralelizëm midis seksualitetit të bimëve dhe atij njerëzor, u bë ndoshta për të shpjeguar më qartë se si funksionon natyra me anë të imagjinatës. Pas ekspozitës në Tiranë, e cila qëndron e hapur në Muzeun Historik Kombëtar, kjo seri do të udhëtojë drejt "Gallery Ikon" në Stokholm të Suedisë, për të vijuar në muajt mars, prill në "The Palmengarten" në Frankfurt, Gjermani dhe në muajt qershor-gusht në "Stadtmuseum Schlesëig", po në Gjermani. Në Shqipëri vjen me mbështetjen e Ambasadës Suedeze dhe do të qëndrojë e hapur deri në 23 shkurt
Aktiviteti i fotografit, që solli lulet e ndaluara në Tiranë?
Edvard Koinberg ka lindur në vitin 1964 në Stokholm, në Suedi. Ka punuar si fotograf i lirë dhe si dizajnues grafik, për gazeta, organizata të ndryshme e biznese. Viteve të fundit iu përkushtua tërësisht bimëve dhe parqeve, mbi të cilat ka realizuar disa ekspozita. Ekspozitat e tij janë të frymëzuara nga figura historike dhe nga veprat e tyre, si në rastin e ekspozitës dedikuar shkencëtarit të shek. XVII Olof Rudbec, apo dishepullit të Linnaeusit, Carl Peter Thunberg, i cili vizitoi Japoninë në vitin 1770. Ekspozita më e famshme e tij është "Herbarium Amoris", mbi teorinë e seksualitetit të bimëve. E nisi fillimisht si një fotograf-koleksionist, që mblidhte fotografi bimësh, por më vonë ai solli teorinë e Linnaeusit në një formë bashkëkohore.