E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premierat nё “Teatrin Kombёtar”

Nё Teatrin Kombёtar do tё ngjiten nё skenё tre premiera nё sezonin artistik janar- korrik 2011. Ato janё drama “Amadeus”, nga Peter Shaqffer, me regjizor Altin Bashёn , drama “Shtrigat e Salemit”, e cila do tё vihet nё skenё nga regjizori Spiro Duni nё muajin prill dhe pjesa e fundit do tё jetё tragjedia e Shekspirit “Romeo dhe Xhulieta”, e cila do tё jetё njё bashkёpunim me institutin italian tё kulturёs. Drejtori i TK Kristaq Skrami u shpreh se pjesёt e pёrzgjedhura janё pjesё tё repertorit tё afirmuar botёror.
 

Pёrsa i pёrket shikueshmёrisё sё shfaqeve nё sezonin e kaluar, Skrami theksoi se ajo ka ardhur duke u rritur, dhe tё rinjtё kanё qёnё brezi tё cilёt kanё treguar mё shumё interes. Trupa artististike e Teatrit Kombёtarё ndodhet nё njё turne nё Indi ku edhe do tё marrё pjesё nё festivalin ndёrkombёtarё tё Teatrove nё New Delhi me shfaqen “Beriberi i Seviljes”.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›