Teatri “Metropol” vjen me dy premiera pёr fёmijё
Nё teatrin “Metropol” do të vihen nё skenё premierё mё datё 8 dhe 9 janarё dy shfaqje. Ato janё “Ndodhi gazmore nё Teatralia” dhe “Tre ujqёr dhe derri i keq”. Pjesa e parё sjell njё mesazh tё rёndёsishёm pёr mirёsinё dhe kujdesin ndaj njёri tjetrit. E ndёrsa pjesa “Tre ujqёrit dhe derri i keq”, eshtё konceptuar si njё bashkёveprim midis aktorёve dhe fёmijёve nё sallё, ku nё disa raste, fёmijёt spektatorё do tё bёhen vetё protagonist.
Shfaqja “Ndodhi gazmore nё Teatralia, vjen nё regji tё Alma Hoti Memos, skenografi tё Beqo Nanaj, dhe interpretim tё Ledion Janushit, Fation Kokona, Arbёr Islami etj. E ndёrsa “Tre ujqёr dhe derri i keq”, vjen nё me regji tё Dasara Xhankollit dhe interpretim tё Nelson Mullas, Bruno Muskaj, Marsel Rupit etj.