Meta: Ekspertiza konfirmon manipulimin e videos se Priftit Qamil Xhani

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta deklaroi dje se videoja e regjistruar nga Dritan Prifti kunder tij eshte e manipuluar. Se bashku me avokatet, Petrit Serjani dhe Gezim Veleshnja kreu i LSI, paraqiti para mediave argumentet qe rrezojne origjinalitetin e materialit filmik. "Videoja e paraqitur ishte nje masaker nga pikepamje profesionale, televizive. Duke bere manipulime skandaloze, per sa i takon zerit. Duke pasur nje mosperputhje te jashtezakonshme midis degjimit dhe titrave te paraqitura, duke pasur fshirje te shumta te bisedes, te cilat kane qene teresisht te qellimshme. Ne fund te fundit, thjesht per te prodhuar nje efekt emocionale ndaj teleshikuesit", tha dje ai. Kreu i LSI theksoi se materiali filmik eshte i ideuar nga kreu i PS, Edi Rama dhe per kete u perdoren edhe media te caktuara. "Ajo ishte nje montim televiziv i porositur nga Edi Rama, pas nje diskutimi i cili i dha garanci opinionit publik edhe pasi u pergenjeshtrua nje pjese e videos diten tjeter, nga emisioni "Fiks Fare" ne emisionin "Top Story", se video nuk kishte montim, por ishte e vertete. Ekspertiza, e cila eshte e standardeve nderkombetare , e cila eshte ligjore, e certifikuar, eshte e konfirmuar dhe ne hapat e metejshem do te behet publike dhe do te investohet ne te gjithe kete proces transparence", tha Meta. Ne qendrimin e tij, kreu i LSI ka thekuar se prokuroria duhet te kishte ecur me shpejt me procesin e hetimit, pasi prej nje muaji nuk ka ende nje pergjigje konkrete. "Ka kaluar gati nje muaj qe nga koha kur kjo video eshte bere publike, dhe eshte bere pjese e nje lufte teresisht te pamoralshme politike, dhe mendoj se procesi i hetimit ka ecur me hapin e breshkes. Sepse une mendoj qe jane te gjitha mundesite dhe kapacitetet, jo vetem njerezore por edhe teknologjike, per te konfirmuar saktesine dhe vertetesine e cdo gjeje dhe te gjitha akuzave te bazuara mbi kete palo video", u shpreh Meta. Ai i ka bere apel prokurorise qe te pershpejtoi procesin e hetimit. "Une nuk kam bere dhe nuk bej presione ndaj Prokurorise per kete ceshtje, absolutisht, kam qene dhe jam i disponueshem ne cdo moment per te bashkepunuar me te. Por, absolutisht qe askush nuk ka te drejte te zvarrise kete proces dhe Prokuroria nuk duhet te lejoje askend te flase ne emer te saj, duke politizuar ne menyre te qellimshme kete hetim, i cili duhet te jete vecse transparent dhe ligjor", tha Meta. Ai i eshte pergjigjur dhe pyetjes nese Dritan Prifti mund te kete video te tjera te regjistruara gjate kohes qe Meta ka qene zevendeskryeminister. "Jane te lire te botojne, te publikojne gjithcka qe deshirojne, absolutisht. Une e kam thene dhe me pare se ekzistenca e kesaj videoje eshte perdorur si nje shantazh per te realizuar nje koalicion tjeter, gje qe nuk ka ndodhur, une kam qene dhe jam i qete se asnjehere ne jeten time nuk kam shkelur ligjin dhe jam i bindur qe ky do te jete nje proces spektakolar", u shpreh dje kreu i LSI.
Avokati Petrit Serjani: Ka manipulime te forta
"Ne si grup avokatesh kemi kerkuar nga nje studio ligjore e standardeve nderkombetare, per te bere ekspertimin e videos qe eshte shfaqur ne televizionin Top Channel. Nga ekspertimi i videos e cila sherbeu si material per ekspertim audio-viziv, rezultojne konkluzionet si me poshte, te cilat vertetojne se ky eshte nje montim.
Ne sekuencat filmike ku shfaqen duke biseduar dy persona (te njohur si Dritan Prifti dhe Ilir Meta), konstatojme montime televizive ne ze dhe figure.
Ne sekuencat filmike te videos ka perseritje disa here te bisedave te ndryshme.
Per shkak te nderhyrjeve dhe manipulimit te bere ne ze dhe figure te videos nuk qartesohet konteksti i bisedes per shkak te prerjeve te pjeseve te saj ne shume pjese.
Midis transkriptimit te bere te videos dhe permbajtjes se titrave te paraqitura ne transmetim ka mosperputhje te shumta dhe esenciale qe deformojne permbajtjen e bisedes.
Keto jane konkluzionet qe kane dhene ekspertet ne lidhje me videon e transmetuar ne Top Channel, ne emisionet "Fiks Fare" dhe "Top Story".
Kryetari i LSI: "S'kam shkelur ligjin, ky do jete nje proces spektakolar"
Z. Meta, ne lidhje me studion ligjore qe beri ekspertizen, a do ta publikoje ajo dialogun e plote dhe te pa montuar?
Ne momentin e duhur cdo gje do te behet publike. Ne nuk dolem ne kete konference sot per te bere publike keto konkluzione, pasi natyrisht qe eshte e rendesishme qe procesi i hetimit te ece perpara dhe une apeloj edhe nje here tjeter per te ecur me shpejt sepse jane te gjitha mundesite. Eshte e lehte me teknologjite e sotme te manipulosh video dhe audio sidomos, por eshte akoma me e lehte per ta cmontuar manipulimin sepse ekzistojne teknologjite me moderne. Ashtu sikurse ka akuza konkrete, ka persona konkrete dhe shpejtesia e ketij procesi mendoj se eshte e rendesishme jo per kredibilitetin e Ilir Metes, une jam shume i qete. Qe ne momentin qe kam lene dhe pozicionet e mia si zv.kryeminister dhe si minister, por mendoj se kjo eshte shume e rendesishme per vete kredibilitetin e Prokurorise dhe per organet e zbatimit te ligjit ne kete vend.
A mund te na thoni nese video e dorezuar ne Prokurori nga z. Prifti eshte e plote? Ne bindjen tuaj per pafajesine ne kete mes, a do te ngrini padi per z. Prifti dhe z. Rama? Dhe e treta, ju keni deklaruar me heret se ju keni deklaruar me heret se jeni paralajmeruar per publikimin e kesaj videoje ne nje forme kercenimi, por a jeni kercenuar per nje video tjeter qe mund te publikohet?
Se pari une mund t'iu them se ekzistenca e origjinalit do te ndihmoje shume procesin per te konfirmuar me me lehtesi montimet televizive nga ana teknologjike. Por une nuk mund te flas ne emer te Prokurorise. Mos ma kerkoni kete gje dhe une nuk kam ndermend qe ta bej. Se dyti, lidhur me hapat e metejshem, ne po e respektojme kete proces te cilin e ka hapur Prokuroria, ne perfundim te ketij procesi ne do te marrim vendimit tona.
Se treti, jane te lire te botojne, te publikojne gjithcka qe deshirojne, absolutisht. Une e kam thene dhe me pare se ekzistenca e kesaj videoje eshte perdorur si nje shantazh per te realizuar nje koalicion tjeter, gje qe nuk ka ndodhur, une kam qene dhe jam i qete se asnjehere ne jeten time nuk kam shkelur ligjin dhe jam i bindur qe ky do te jete nje proces spektakolar. Edhe po nuk paten kurajen te tjeret ta cojne ne gjyq kete do ta coj une. Te gjithe te jene te sigurt se ky eshte nje proces qe do te shkoje deri ne fund.