Analistët: Samaras nuk përfill ftesën e Gruevskit

Mungesa e një përgjigjeje ndaj ftesës për një takim kokë më kokë, të cilën kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski i kishte dërguar homologut të tij grek Andonis Samaras, është komentuar në mënyra të ndryshme nga ana e analistëve politikë.
Albert Musliu thotë se arsyeja për këtë anashkalim ka të bëjë me krizën në të cilën gjendet Greqia, ndërsa Jovan Donev, thekson se Athina zyrtare nuk do ta pranojë këtë ftesë pasi nuk dëshiron të bëhet palë konstruktive në procesin e zgjidhjen së emrit.
Ndërkohë ata shprehen pesimistë për sa i përket zgjidhjes së çështjes së emrit deri në fund të vitit, por theksojnë se vendi të vazhdojë reformat e duhura dhe të fillojë të zbatojë një diplomaci të urtë dhe të matur.