E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analistët: “UÇK-Qeveria” e rëndon gjendjen aktuale

Njohësit e politikës në vend nuk shohin përfitim të qytetarëve të Kosovës nga një koalicion PDK-AAK.

Sipas tyre, “UÇK-Qeveria” do të ndërtojë pushtet absolut duke e ngulfatur edhe lirinë e shprehjes, shkruan koha.

Analisti Behlul Beqaj, vlerëson se me këtë koalicion, Kosova përfiton vetëm edhe një mashtrim se do të bëhet më mirë për qytetarët e saj.

“Me koalicionin e rikomponuar eventual PDK-AAK vetëm sa do të përforcohet performanca autoritare e pushtetit karshi qytetarëve. Pushteti i paprekur deri më tani do të bëhet absolut, ndërsa mediet do të ngulfaten deri në kuptimin e pamundësisë për të raportuar për veprimet e pushtetit, i cili do të ngrihet mbi shoqërinë dhe ligjin” ka thënë Beqaj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›