E djeg fqinjin me benzinë

Konflikti për pronën ka degraduar në një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në një fshat të Librazhdit, ku fqinji ka djegur fqinjin me benzinë.
Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë noa se Jashar Hoxha u arrestua për tentativë vrasje pasi ndërsa Servet Poçi kishte qenë për darkë në shtëpinë e tij për të zgjidhur një problem të vjetër pronësie, në kohën që e ka përcjellë i zoti i shtëpisë i ka hedhur benzinë në fytyrë dhe trup duke i vënë flakën.
Menjëherë pas kësaj ngjarje Poçi u dërgua me urgjencë në spital në kryeqytet, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore prej plagëve të marra, ndërsa autori i ngjarjes u vu në pranga.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dardhë të komunës Hotolisht, ndërsa nga ana e uniformave blu vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Indeksonline/