E Shtunë, 31 Tetor 2026

U diskutua për platformën për Kosovën

Në Beograd mbrëmë vonë ka përfunduar takimi i kreut shtetëror të Serbisë, në të cilin është diskutuar për platformën për Kosovën.

Pas takimit, i cili ka zgjatur katër orë, pjesëmarrësit e mbledhjes nuk kanë dhënë deklarata, transmeton rel.

Të pranishëm ishin presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, kryeministri Ivica Daçiq, kryetari i kuvendit, Nebojsha Stefanoviq, e zyrtarë të tjerë të lartë të Serbisë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›