E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon e qetë protesta në Jarinje

(E plotësuar) Policia e Kosovës ka njoftuar se protesta e biznesmenëve të veriut në Jarinje ka përfunduar e qetë dhe rruga është hapur për qarkullim. /Indeksonline/

------

Ka filluar protesta e biznesmenëve serbë të veriut. Një kilometër larg pikës kufitare në Jarinje, disa protestues po qëndrojnë në rrugë duke shprehur pakënaqësitë e tyre rreth implementimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar kufirin.

Toger Besim Hoti, zëdhënës rajonal i policisë në Mitrovicë, ka thënë se protesta për momentin është e qetë dhe ajo pritet të zgjatë deri në orën 12.

Biznesmenët serbë të veriut thonë se institucionet kosovare kanë shkelur marrëveshjen për zbatimin e IBM-së./Indeksonline/

------

Biznesmenët serbë në pjesën veriore të Mitrovicës kanë bërë të ditur sot se do të bllokojnë Jarinën.

Kjo bllokadë vjen, sepse siç thonë ata, institucionet e Kosovës kanë shkelë marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit.

Bllokadë do të ketë për rreth dy orë, prej orës 10 deri në orën 12 dhe qarkullim do të ketë vetëm për veturat e ambulancës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›