E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiq: “Qasja unike e politikës shtetërore mbi Kosovën”

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se “në takimin e kreut shtetëror edhe njëherë është konfirmuar qasja unike për të gjitha temat e takimit, që ka të bëjë me politikën shtetërore mbi Kosovën, për rrjedhën e mëtejshme të integrimeve evropiane dhe për synimet e politikës ekonomike”.

Po asht Daçiq ka deklaruar se po mbrëmë ka pasur një takim edhe me liderin e partisë në pushtet SNS, dhe zëvendësin e tij Aleksandar Vuçiq , me të cilin ka biseduar gjatë për veprimet e mëtejshme të qeverisë serbe lidhur me çështjet më të rendësishme shtetërore dhe nacionale, njofton Tanjug.

Të pranishëm ishin presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, kryeministri Ivica Daçiq, kryetari i kuvendit, Nebojsha Stefanoviq, e zyrtarë të tjerë të lartë të Serbisë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›