E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen hajnat e Suharekës

Tre persona janë arrestuar në Suharekë me dyshimin e bazuar se të njëjtit janë të përfshirë në një rast vjedhje që ka ndodhur me 15 dhjetor. Sipas policisë, të dyshuarit kanë hyrë në lokalin “NTP Loni” në rrugën “Brigada 123” dhe kanë vjedhur një televizor i llojit “Plazma” dhe një fotoaparat në vlerë rreth 1 300 euro.

Po ashtu disa metra më tej, të njëjtit dyshohet të kenë thyer edhe një lokal tjetër ku kanë vjedhur një pajisje elektronike (modem) në vlerë të konsiderueshme. Pas inicimit të rastit, policia ka nisur me hetimin i cili ka rezultuar me gjetjen e gjësendeve të vjedhura tek tre të dyshuarit të cilët tanimë janë nën masën e arrestit policor./Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›