E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukraina kërkon paqe me Rusinë

Kiev - Kievi zyrtarë kërkon të përmirësojë marrëdhëniet me Moskën pas prishjes së tyre me Revolucionin e Portokallinjve në vitin 2004. Përmes një deklaratë të bërë në kanalin televiziv ukrainas ICTV, presidenti Viktor Jushçenko u shpreh se brenda disa viteve, Ukraina dhe Rusia do të kenë marrëdhënie më të mira se ç’kanë pasur më parë.
Ne duhet të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet e dëmtuara me Rusinë, pasi ato janë historike dhe që lidhin ngushtë dy popujt tanë, ka thënë Jushçenko. Sipas tij, " brenda disa viteve shpresoj që gjithçka të rregullohet. Shembull për këtë janë marrëdhëniet që kemi vendosur me Poloninë.ne do të bëjmë të pamundurën për të arritur këtë qëllim”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›