E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi: Pakistani të dorëzojë militantët

New Delhi - India ka kërkuar nga Pakistani të dorëzojë dhjetëra të dyshuar terrorist të cilët dyshohet se jetojnë në Pakistan. Kërkesa bëhet pas sulmeve terroriste në Bumbei ku gjetën vdekjen më shumë se 180 persona. Ministri i Jashtëm i Indisë tha se emrat e të dyshuarve u janë dhënë autoriteteve pakistaneze. Zyrtarët indianë vazhdimisht kanë thënë se ekzistojnë fakte që militantët kanë lidhje me Pakistanin. Islamabadi ka kundërshtuar këto pretendime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›