Britani, rritet popullariteti për Laburistët
Londër -Partia Labursite në Britani, me kryeministrin Gordon Brown ka arritur popullaritet ditët e fundit, pas një rënie të ndjeshme për disa muaj. Nga një sondazh i publikuar, tregohet se kryeministri Brown ka rritur popullaritetin e tij, duke avancuar në pikë ndaj konservatorëve. Partia Laburiste, që ishte këtë verë 20 pikë prapa Partisë Konservatore, ngjitet me një pikë, njofton e përditshmja "Independent" që citon sondazhin ComRes.
Partia e Brown fitoi pesë pikë në krahasim me muajin e kaluar duke arritur në 36 për qind, kundrejt 37 për qind që mund të marrin konservatorët, të cilët, sipas këtij sondazhi, humbën dy pikë. Liberaldemokratët, grupim tjetër i opozitës, janë në rritje me një pikë duke kapur kuotën 17 për qind.
Ky sondazh konfirmon rimëkëmbjen e shpejtë të laburistëve që prej krizës bankare dhe pritet të bëhet shkak për spekulime lidhur me mundësinë e organizimit që në vitin 2009 të zgjedhjeve të parakohshme legjislative, që teorikisht janë parashikuar për vitin e ardhshëm. ComRes ka marrë në pyetje me telefon 1005 persona të rritur në periudhën nga 28 deri më 30 nëntor.