Analistet sportive: Shorti jo favorizues
Një short nga i cili vështirë se do te mund te arrijmë kualifikimin, por nga ana tjetër aspak favorizues nga ana financiare për shkak te mungesës se emrave te mëdhenj ne grup. Goglat e vendosen Shqipërinë ne grupin “E”, se bashku me Norvegjinë, Slloveninë, Zvicrën, Qipron dhe Islandën. Sipas kryeredaktorit te “Sporti ekspres”, Fatmir Mnerit, është e çuditshme qe për shume vite me radhe Shqipërisë nuk i ka rene asnjëherë ne grup Italia, vendi me numrin me te madh te tifozëve. Nga pikëpamja financiare, federata shqiptare pritet te ketë një edicion pa shume te ardhura pasi shitja e se drejtës televizive do te jete ne shifra me te vogla duke pare nivelin e kundërshtareve ne grup. Rekordi i vjeljes se te ardhurave me te mëdha mbahet ketë sezon me Francën ne grup ku FSHF fitoi 5.1 milionë euro ndërsa ne botërorin e Gjermanisë 3.2 milionë.