Zhbllokohet situata ne veri te Kosovës
“Qëllimi i këtij operacioni është përmirësimi i qasjes se qytetareve te Kosovës ne rrugën kryesore dhe rivendosja e lirisë se lëvizjes ne afërsi te Zubin Potokut. Ky aksion është kryer me ndihmën e afërt te EULEX-it dhe kaloi pa kurrfarë pengimi”, thuhet ne komunikatën e KFOR. Ndërkohë, nga situata ne terren, dëshmitarët raportojnë se situata si ne piken doganore numër një ashtu edhe ne atë 31 ka qene e qete dhe nuk është shënuar asnjë incident. Te shtunën, kuvendi ne Beograd ka miratuar një deklarate për Kosovën, e cila dënon te gjitha llojet e dhunës ne Kosovë, bën thirrje për një zgjidhje paqësore te krizës se shkaktuar, siç thuhet, nga akti i njëanshëm i Prishtinës për ndërhyrje ne veri, si dhe kërkon vazhdimin e dialogut. Deklarata i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare qe te gjykoje çdo veprim te njëanshëm qe rrezikon dialogun.