Analisti Lubonja për çështjen Fazlliç
Në Shqipëri marrëdhëniet e qeverisë me Prokuorinë janë acaruar së tepërmi pas hapjes së hetimeve për biznemenin boshnjak Damir Faslliç.
Pas përlasjeve me Ministrinë e Brendshme dhe më pas me atë të Drejtësisë, kryeministri Sali Berisha bëri përgjegjëse Prokurorinë për veprime në kundërshtim me ligjin.
Përfaqësuesit e diplomacisë perëndimore në Tiranë reaguan ndaj situatës së krijuar. Ambasada amerikane u shpreh e shqetësuar për ndërhyrjet e ministrit të Brendshëm dhe atij të Drejtësisë në pavarësinë e Prokuorisë në një cështje që është nën hetim.
Gjatë emisionit televiziv Ditari, Zëri i Amerikës zhvilloi një bisedë me analistin Fatos Lubonja.