Berisha: Sistemi bankar në Shqipëri nuk paraqet asnjë rrezik
Samiti i Partive Popullore Evropiane që u zhvillua dje në Bruksel, ka shërbyer dhe si një mundësi që krerë të lartë të BE-së dhe vendeve të tjera të diskutojnë për krizën financiare. Por mesazhe optimiste kanë ardhur nga Shqipëria pasi Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se sistemi bankar në Shqipëri është i sigurt. “Mënyra e operimit të bankave në Shqipëri i bën ato shumë më të sigurta. Ato kanë një specifikë shumë më të veçantë, ku nivelin e kreditit nuk e kanë më të madh sesa 60 apo 70 për qind të depozitave, ndërkohë që në Perëndim, këto kreditime kanë qenë edhe 130 për qind të depozitave”, - deklaroi ai për mediat e pranishme në këtë samit. I pyetur nga mediat mbi situatën financiare në Shqipëri dhe sa ka ndikuar në të kriza ekonomike ndërkombëtare, Kryeministri u shpreh se “ashtu siç dihet, në Shqipëri operojnë banka që janë pjesë e bankave të mëdha dhe çdo zhvillimi pozitiv në Evropë ka, pa diskutim, efekt pozitiv në sistemin bankar shqiptar. Jam informuar, para disa ditësh, se një nga departamentet e komisionit ka shprehur opinionin me shkrim, ku thuhet se situata në Shqipëri, por jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon, nuk paraqet ndonjë rrezik të veçantë. Pra, gjendja e bankave që operojnë në Shqipëri, Reiffeisen Bank, San Paolo Intesa, bankat greke, Society General etj., sigurimi i tyre, i bën ato shumë më të sigurta”. Sipas shefit të qeverisë, përveç faktit që niveli i kreditit nuk është i madh në Shqipëri ka dhe monitorim të madh pasi sipas tij, Banka e Shqipërisë dhe Shoqata e Bankierëve monitorojnë këtë situatë në mënyrë të vazhdueshme dhe situata është normale.
Por i pyetur nëse do kishte efekte negative nga tregjet evropiane, ai ka sqaruar masat që do të marrë qeveria e drejtuar prej. Ai ka bërë të qartë se Tirana do të zbatojë planin që pritet të miratojnë vendet e Bashkimit Evropian. “Qeveria shqiptare do të koordinojë me të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian për të përshtatur qëndrimet më adekuate. Është shumë e rëndësishme që u arrit në një plan prej 6 pikash. Bindja e përgjithshme është që plani është stabilizues. Këtë plan e ka miratuar Asambleja Kombëtare e Francës, sot e merr në diskutim Bundenstagu gjerman, e kështu me radhë. Pra, po bëhet një hap që synon të vendosë një disiplinë për bankat, të frenojë këtë që po ndodh dhe të krijojë një bazë të re të funksionimit të sistemit bankar”, - sqaroi Berisha. Ndërkaq i pyetur nëse është mbështetur në këtë samit ideja e krijimit të një sistemi të supervizimit të sistemit të bankave, kryetari i së djathtës shqiptare është shprehur se “çështja qëndron te disa rregulla të tjera, të cilat nuk duhet të tejkalohen nga bankat, sepse nëse një bankë jep kredi shumë herë më tepër sesa ka depozita, natyrisht ajo krijon vështirësi shumë serioze. Pra, nuk është tregu që ka dështuar, por është abuzimi ose tejkalimi jashtë mase i tregut, ai që ka sjellë këto pasoja”.