Zhvillimet ne Shqiperi ne kendveshtrimin e politologut Shinasi Rama
Doktori i shkencave politike ne Universitetin e Nju Jorkut Shinasi Rama thote se konfliktualiteti ne politiken shqiptare eshte endemik i trasheguar nga e kaluara dhe mbeshtetet ne strukturat e asaj qe ai e quan pari ku ai radhit figurat kryesore te politikes shqiptare te te gjitha kraheve te cilet ai thote se mbeshteten ne klanet e tyre respektive. Zoti Rama tha ne nje interviste per Zerin e Amerikes se lufta e ketyre politikaneve nuk behet per te arritur me te miren per popullin e tyre por per me te miren e klaneve te tyre. Zoti Rama thote se ky konflikt politik nuk eshte i mbeshtetur ne ideologji dhe vlera por eshte konflikt interesash te pastra ekonomike te klaneve te organizuara ne baza te tjera. Zoti Rama autor i nje libri te dale kohet e fundit me titull Perrallat e Tranzicionit ne Shqiperi thote se shoqeria civile ne Shqiperi eshte e dobet dhe nen kontrollin e klases politike dhe masa e gjere e popullsise shqiptare e ka humbur besimin tek shoqeria civile.