E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanovic:Në veri grupe shqiptarësh të armatosur

Sipas agjensisë Ansa ministri serb për Kosovën, Bogdanovic ka deklaruar ditën e djeshme se në veri të Mitrovicës gjenden grupe të armatosura shqiptarësh.

Bogdanovic ka thënë se në veri të Mitrovicës ka grupe ekstremiste shqiptare dhe se këto i faktonte nëpërmjet shumë video që gjenden në internet e ku duken shqiptarë të armatosur.

“Në veri të Mitrovicës ekstremistë shqiptarë të armatosur po venë në rrezik sigurinë” ka thënë Bogdanovic.

Ministri serb gjithashtu ka akuzuar autoritetet kosovare për aventurizëm, dhe ka kërkuar njëkohësisht që autoritetet ndërkombëtare të hetojnë çështjen.

Bogdanovic ka deklaruar gjithashtu se ka ardhur momenti që ndërkombëtarët të eliminojnë ekstremizmin shqiptar, dhe se ky është momenti më i mirë për ta bërë.

Deklarata e Bogdanovic është lëshuar në televizionin Most i Zvecanit në Mitrovicë. 

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›