Analisti i njohur Bugajski, në fushatën e PDSH
Drejtori i Qendrës Amerikane për Hulumtime Ndërkombëtare dhe Strategjike, Janush Bugajski ka mbërritur në Maqedoni për të qenë pjesë e fushatës së Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH).Analisti Bugajski do të jetë pjesë e fushatës së PDSH-së dhe do të këshillojë kryetarin e kësaj partie Menduh Thaçin. Ai deklaroi se është në Maqedoni me ftesë të PDSH-së për të marrë pjesë në fushatën e saj zgjedhore dhe të shoh se çka ndodh në këtë vend. “Këtu jam për të parë se çka po ndodh, se si ecin punët. Unë jam këtu për të dhënë këshillat e mija si analist amerikan dhe të dëgjojë idetë”, deklaroi analisti Bugajski. Ai shtoi se ka biseduar me kryetarin e PDSH-së për çështjen që kanë rëndësi të madhe dhe për prioritetet që janë pjesë e agjendës së PDSH-së.“Për mua është shumë e rëndësishme që një parti shqiptare të jetë në Qeveri. Maqedonia gjendet një në udhëkryq të rëndësishëm dhe këtu shqiptarët mund të kenë një rol konstruktiv për anëtarësimin e këtij vendi në NATO”, deklaroi Bugajski.Kryetari i PDSH, Menduh Thaçi theksoi se partia e tij do të zhvillojë konsultime me ekspertin amerikan dhe do t`i marrë parasysh të gjitha këshillat e tij. “Ai do të jape një mbështetje të madhe opsionit tonë serioz për një fitore bindëse. Ardhja e tij është një ndihmesë për PDSH-në”, deklaroi Thaçi.Drejtori i Qendrës Amerikane për Hulumtime Ndërkombëtare dhe Strategjike, Janush Bugajski do të marrë pjesë në një debat me intelektualë dhe përfaqësues të mediave, ndërsa gjithashtu do të jetë i pranishëm në një debat publik në servisin publik shtetëror