Analiza e Drejtorise se Kufirit dhe Migracionit ne Tirane

Gjysma e parë vitit 2012 ka rezultuar i suksesshëm për Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë. Në analizën e punës është konstatuar rritja e cilësisë së shërbimit dhe sigurisë në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, si edhe rritje e punës parandaluese për uljen e veprave penale dhe rënien e kthimeve të shtetasve shqiptarë që udhëtojnë në zonën Shengen.
Teknologjia e përparuar dhe trajnimet e stafit kanë sjellë kapjen e dokumentave false në përdorim të shtetasve të ndryshëm në hyrje dhe në dalje në Kufi si edhe në identifikimin dhe kapjen e personave në kërkim.
DRKM Tiranë për gjysmën e parë të vitit ka vijuar bashkëpunimin korrekt me Sektorin e Krimit të Organizuar Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe qarqeve të tjera Doganën Rinas duke sjellë rezultate konkrete në parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale si dhe shkëmbimin e informacionit të ndërsjellët mes këtyre agjencive.