E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster policia sekuestron 71 kg hashash

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar gjatë një operacioni 71 kilogramë hashash, si dhe ka shpallur në kërkim 5 shtetas nga Tepelena. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Luzat në Tepelenë në afërsi të fshatit Luzat.. Në momentin qe policia iu ka bërë thirrje katër të rinjve të ndalojnë,  te rinjte  kanë hedhur çantat me mariuanë në mes të shkurreve dhe janë larguar me shpejtësi në pyllin e Ujit të Ftohtë. Nga këqyrja që iu bë çantave nga ana e grupit hetimor rezultoi se në dy çantat kishte 46 pako, me peshë të ndryshme që varionin nga një kilogramë deri në dy kilogramë, gjithsej rreth 71 kilogramë Mariuanë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 
Droga është blerë në në fshatin Lazarat dhe e kanë transportuar me nja automjet tip “Reno” deri në afërsi të pikës së kontrollit të policisë, në Ujin e Ftohtë Tepelenë.. Tre nga shtetasit e shpallur në kërkim policor janë nga qyteti Memaliaj dhe dy janë  nga Tepelena .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›