E Diel, 1 Nëntor 2026

Analiza e Policise Burgaj: Arritjet ne 1 vit Berisha:Forconi masat

TIRANE-Zhvillohet analiza vjetore e policise se shtetit. Berisha: Plan të ri masash për liberalizimin e vizave. Drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj u shpreh sot se viti 2010 ka qënë një vit plot me suksese për punën e policisë në luftën kundër krimit të organizuar, bandave të trafikut, korrupsionit.

VIZAT, BERISHA: FORCONI BASHKEPUNIMIN ME VENDET FQINJE
Ora 11. 40 Një ditë para hyrjes në fuqi të vendimit të BE- së për liberalizimin e vizave, kryeministri Berisha I kërkon policisë marrjen e masave për të mos dëmtuar qytetarët e vendeve të tjera nga krimi.
Në analizën vjetore të policisë së shtetit, Kryeministri duke iu drejtuar drejtorit të policisë së shtetit Hysni Burgaj dhe Ministrit të Brendshëm Basha kërkoi hartimin e një plani të ri masash për tju përgjigjur me seriozitet bashkëpunimit me vendet e tjera.
“Ju takon ju të jepni garanci për një bashkëpunim në mënyrë që qytetarët e vendeve europiane të mos kenë shqetësime. Në cdo vend ka kriminalitet dhe asnjë qeveri tjetër nuk ka pse të marrë përsipër dhe kriminalitetin e një vendi tjetër”- nënvizoi Berisha.
“Do të bëjmë cdo gjë që krimi të mos mund të përdoret në dëm të interesave të qytetarëve të vendeve të tjera”- vazhdoi kryeministri

BURGAJ: JA ARRITJET E NJE VITI
Drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj u shpreh sot se viti 2010 ka qënë një vit plot me suksese për punën e policisë në luftën kundër krimit të organizuar, bandave të trafikut, korrupsionit.

Vlerësimin Burgaj e bëri gjatë bërjes publike të Analizës së Punës vjetore të Policisë së Shtetit.

Burgaj theksoi se gjatë këtij viti krimi i organizuar ka shënuar rënie, krahasuar me vitin 2009. Kreu i policisë së shtetit tha se gjatë këtij viti janë kryer 4 operacione ndërkombëtare, janë shkatërruar 21 grupe kriminale që operonin në vend. Gjate vitit 2009, Policia e Shtetit ka ekstraduar 46 persona.

Në pranga gjatë këtij viti për vepra të ndryshme penale kanë rënë 1 920 persona të shpallur në kërkim ndërsa janë shënuar 453 vepra penale.

Burgaj theksoi se gjatë këtij viti është shënuar dhe një rënie e numrit të vrasjeve të personit në vend, krahasuar me një vit më parë.

Në lidhje me luftën kundër drogës, Burgaj tha se është pësuar nje rënie e transportit të drogërave përmes Shqipërisë. Gjatë këtij viti tha ai, janë goditur 47 grupe të narkotikut ndërsa është shënuar dhe një rënie e kultivitimit të narkotikëve në vend.
Kreu i Policisë së Shtetit gjithashtu u ndal dhe në luftën kundër dhunës në familje. Burgaj tha se ky fenomen është ende evident në vend, ku gjatë këtij viti janë shënuar plot 1974 raste të kësaj lloj dhune.

Burgaj tha se lufta kundër korrupsionit nuk ka kursyer as zyrtarë në detyrë, ku disa janë prangosur dhe po gjykohen për veprat penale. Kjo nuk ka kursyer as efektive policie, ku jane kryer 37 perjashtime nga radhet e policise.

Ndërkohë duke iu referuar aksidenteve të ndodhura gjatë këtij viti Burgaj theksoi se numri i aksidenteve është rritur me 9 përqind në krahasim me vitin e kaluar. Kështu sipas tij janë shënuar 1468 aksidente ku kanë humbur jetën 365 persona. Sipas tij shkak për aksidentet është bërë rritja e intesitetit të lëvizjes dhe konkretisht në periudhën e verës.

Sipas tij gjatë këtij vitit është bërë edhe një menaxhim i kufijve sipas standarteve të vendeve Shengen si dhe përmirësim i legjislaturës së policisë të shtetit për përqasjen e standarteve të Bashkimit Europian.

Konferencen e sotme ku prezantohej puna e polciise se shtetit ne 1 vit, e pershendeti Ministri i Brendshem, Lulzim Basha. Ministri tha se viti 2010 ka qënë dinamik me projkete të medha, me reforma rrënjësore. Gjatë këtyre 12 muajve, tha Basha, policia arriti të analizojë me sukses gjithe detyrat.
Ne konferencen sot te pranishem kane qene dhe kryeministri Sali bBerisha dhe kryeprokurorja e pergjithshme, Ina Rama.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›