Tiranë, PD mbush sot 20 vjeç, festa te Pallati i Kongreseve
TIRANE- Partia Demokratike feston sot 20-vjetorit të themelimit të saj. Në festën që do organizohet sot pasdite në Pallatin e Kongreseve janë ftuar edhe themeluesit e saj. Festa u shty për shkak të përmbytjeve në Shkodër.
"Gazeta Shqiptare" shkruan sot duke iu referuar burimeve nga PD se ftesa i është dërguar edhe Eduart Selamit e Aleksandër Meksit, dy figurave të njohura që dhanë kontribut në themelimin e partisë së parë pluraliste. Por ish-kryeministri Aleksandër Meksi është cituar duke thënë se nuk i kishte mbërritur një ftesë e tillë nga PD-ja. Ndërkohë në Tiranë ndodhet dhe ish-kreu i PD-së, Eduard Selami. Ai ka mbërritur nga SHBA-ja për të marrë pjesë në festimet e parashikuara për lëvizjen studentore dhe themelimin e PD-së.
Në këtë takim pritet që të mbajë diskutimin e tij përpara të pranishmëve kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Festimi në këtë 20-vjetor e gjen PD-në si parti në pushtet. E para parti opozitare, PD-ja u krijua në 12 dhjetorin e vitit 1990, pasi studentët morën nga ish-diktatori i fundit komunist, Ramiz Alia, gjatë takimit të 11 dhjetorit, premtimin e pluralizmit. Ndërkohë në shkurt të vitit 1991, kryetari i partisë u zgjodh Sali Berisha, njeriu i cili e drejton këtë forcë politike edhe ditët e sotme.
(s.g/balkanWeb)