E Diel, 1 Nëntor 2026

Dimri mbërthen vendin, bie bora e parë dhe në Tiranë

TIRANE-Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin këto ditë do të shoqërohen dhe me reshje bore.
Sot paradite në Tiranë nisën fjollët e para të borës për stinën e dimrit edhe pse jo me intensitet të madh. Kryeqytetasit iu gezuan borës së parë dhe shumë kush arriti të realizojë dhe nje kujtim me imazhin e borës që rrallë prek qytetin e Tiranës. Temperaturat sot në Tiranë kanë shënuar 0-7 Gradë Celsius ndërsa pritet që nesër dhe të enjten të bien me 2 gradë, kurse të premten i ftohti të shënojë pikun me -0 dhe 2-3 Gradë Celsius, ndërsa parashikohet sërish borë.
Dita e Premte do te shenoje pikun e te ftohtit dhe per rrethe te tjera ne vend.

I ftohti do të mbajë nën kthetra këto ditë te javes komplet vendin. Pritet që në Korcë e Pogradec temperaturat e ulëta -8 Gradë Celsius të shoqërihen me reshje te shumta bore. Borë dhe tempreatura -9, -10 do të mbërthejnë dhe zonat veriore, Kukës, Tropojë, Pukë.

Në zonat fushore do të mungojë bora, por reshje shiu me erëra të forta dhe temperature shumë të ulëta do të karakterizojnë këto ditë jave shumë të ftohta.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Dimri mbërthen vendin, bie bora e parë dhe në Tiranë VIDEO: Parashikimi i Motit për sot 14 dhjetor

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›