Pensionet, miratohet akti për ushtarakët, Rama: Berisha doli mbi Gjykatat
TIRANE-Opozita braktisi sot mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Sigurisë ku u diskutua dhe u miratua akti normativ - Akt Normativ nr. 5, datë 10.11.2010 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10142, date 15.5.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë””.
PS kërkoi në Komision që të marrin pjesë dhe grupet e interesit, pasi sipas tyre e drejta e fituar me gjyq e ushtarakëve nuk mund të rishikohet në komisionet kuvendore.
Por, anëtari i djathtë, kryetar i Komisionit të Sigurisë, Leonard Demi theksoi se ushtarakët nuk janë përjashtuar nga e drejta e sigurimit. Sipas tij, mbledhja është e hapur dhe ata mund të vijnë të sjellin argumentat e tyre.
PS kërkoi shtyrjen e mbledhjes për pasditen e sotme, pasi anëtarët e Komisionit theksuan se nuk votojnë akte normative. Pas kundershtimit nga PD, anetaret socialiste braktisen punimet e Komisionit ku e djatha miratoi e vetme aktin normativ.
Rama për ushtarakët
Pak minuta pas mbledhjes në Komisionin e Sigurisë, Partia Socialiste mblodhi një tryezë për pensionet e ish-ushtarakëve, ku kreu i partisë, Edi Rama ka theksuar se shteti ia ka mohuar të drejtën ish-ushtarakëve. Ai akuzoi kryeministrin Berisha se ka shkelur vendimet e gjykatave dhe duke dalë mbi vendimet e tyre në shkelje të të drejtave të ushtarakëve.
"Ne jemi këtu për t`ju dhënë mbështetjen tonë. Shteti ka nëpërkëmbur ushtarakët deri në poshtërim të qytetarëve të këtij vendi që kanë shërbyer me devotcion shtetit” theksoi Rama
Rama tha se e drejta nuk mund të gjendet në një shtet që qeveris me vota të vjedhura ku demokracia nuk mund funksion dhe as respekton vendime të rëndësishme si ato të gjykatave.
“Edhe pse Gjykata vendosi pro ushtarakëve, shteti dërgon në parlament një akt normativ kundër vendimit që është një karshillëk i hapur ndaj shtresës së ushtarakëve.
Po ashtu Rama e akuzoi Berishën se nuk ka asnjë vizion për vendin dhe për mirëqeverisjen e Shqipërisë.
"Saliu investon për pushtetin e tij dhe gënjen orë e cast për atë që bën.Kryeministri ka dështuar dhe e ka ai fajin për gjendjen e Shqipërisë sot, për parlamentin e dalë nga shinat, për ekonominë që do të plasë në duart e njerëzve të zakonshëm, e ka ai fajin për borxhin", tha Rama.
(d.b/BalkanWeb)