Analiza e QSU, brenda spitalit vdesin 50 pacientë në muaj
• Mesatarisht në spitalin “Nënë Tereza” në kryeqytet vdesin 50 persona në muaj. Të dhënat u bënë publike dje në analizën vjetore për vitin 2007 të këtij institucioni.Por një tjetër alarm ngrihet nga bluzat e bardha. Nga të dhënat rezulton se për një vit është rritur me 5% numri i personave të prekur nga tumoret. Numri total i të shtruarve vetëm për 2007-ën arrin në 12.890 persona. Diagonza e sëmundjes kapërcen me 3 herë shifrat për sëmundjet e tjera më të shpeshta në spital. Nga statistikat vërehet në total se numri i operacioneve është rreth 17 mijë. Pjesa dërrmuese e tyre janë të dorës së dytë. Kostoja e pacientit për një ditë qëndrimi brenda një viti është rritur me 2000 lekë. “Duke pasur parasysh që kjo kosto paraqet shpenzimet faktike të realizuara, kjo tregon që ka ardhur gjithnjë në rritje plotësimi i nevojave të pacientit për barna dhe shërbime të tjera”, u sqarua në analizë. Ditëqëndrimi mesatar në QSU është rreth 7 ditë, ndërsa totali i vdekjeve brenda spitalit arrin në 658 persona. Por nga ana tjetër, edhe pse është folur shpesh për reduktimin e numrit të shtretërve, shfrytëzimi i tyre nuk e kalon 75%. Në QSU janë bërë edhe një sërë investimesh sipas drejtuesve tepër të rëndësishme. I pranishëm në analizën vjetore ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka. Ministri vuri në dukje disa nga problemet e administrimit. “QSU ka buxhet më vete, struktura të mjaftueshme dhe keni të gjithë aksesin ligjor për zgjidhjen e duhur të problemeve tuaja. Për rastin e skanerit është e pafalshme që prej dy muajsh nuk është kryer blerja e llambës për vendosjen e tij në punë”, deklaroi Ndoka. Drejtori i Përgjithshëm i spitalit, Mati Pepa, deklaroi se këtë vit QSU do të nisë një politikë të re ndaj nevojave për edukim të vazhdueshëm, për përmirësimin e Protokolleve të Kujdesit Infermieror, hartimi i studimit mbi ndryshimin e formës së administrimit të Laboratorit Kimik-Biokimik dhe Laboratorit Mikrobiologjik, rivendosja dhe funksionimi i Sterilizimit Qendror për gjithë QSU-në, implementimin efektiv të Protokolleve të Mjekimit dhe ato kirurgjikale. z.llstatistikat e qsuShtrime 53.902Ditë qëndrimi mesatare 6.67Numri i operacioneve 17.852Shfrytëzimi i shtratit 74.37%Numri i vdekjeve në klinikë 658