E Diel, 1 Nëntor 2026

Bode: Kompensimi sipas çmimeve të INSTAT

• Qeveria do të kompensojë familjet me të ardhura të ulëta, në momentin që do të vërtetohet se çmimet e mallrave ushqimore janë rritur vërtet.Fabiola Çela Deklarata është bërë dje nga kreu i Ministrisë së Financave, Ridvan Bode. “Qeveria do të kompensojë plotësisht të gjitha efektet që vijnë nga inflacioni në momentin që vërtetohen tendencat dhe jo në momentin që deklarohen, që bëhen marrëveshje horizontale të papranueshme për lirinë e tregut” ka thënë ai. Ndërkohë sipas ministrit Autoriteti i Konkurrencës duhet të bëjë punën e vet për të garantuar këtë. Dhe jo vetëm konkurrenca por edhe administrata tatimore duhet do të jetë shumë e vëmendshme për të mundësuar nxjerrjen e detyrimeve fiskale në përputhje me aktivitetet ekonomike dhe me fitimet që realizojnë aktivitete të ndryshme ekonomike. Pra, e thënë ndryshe nëse kjo rritje çmimesh është spekulimi i tregtarëve dhe nëse kjo gjë vërtetohet nga tatimorët atëherë biznesi duhet të paguajë më shumë taksa për fitimin e tij. Prej disa ditësh çmimet e mallrave ushqimore në vend kanë pësuar rritje të ndjeshme. Tregtarët e vegjël fajësojnë grosistët e mëdhenj për këtë rritje çmimi ndërsa këta të fundit shprehen se shkak për këtë është rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Liria ekonomike Shqipëria ka bërë hapa përpara përsa i përket lirisë ekonomike në vend, por përsëri pika e dobët e qeverisë shqiptare mbetet korrupsioni. Më 7 shkurt 2008, është publikuar indeksi i lirive ekonomike 2008, i cili bazohet mbi vëzhgimet dhe vlerësimet për vitin 2007. Dy prej qendrave më të rëndësishme të vlerësimit të këtyre lirive “Heritage Foundation” dhe “Wall Street Journal”, kanë publikuar së bashku analizën dhe vlerësimet e tyre për 150 vende të botës. “Shqipëria renditet mes 150 vendeve e 56-ta dhe midis 41 vendeve të Evropës është e 27-të” tha dje ministri.  Në lirinë fiskale të vlerësuar me 90.3 % kanë ndikuar: Ulja e ndjeshme e taksave; kalimi në taksën e sheshtë prej 10 %, thellimi i konkurrencës në treg si dhe një sërë masash të tjera që kanë të bëjnë me administrimin fiskal. Por gjithsesi fenomeni korrupsion është sërish i pranishëm në ekonominë shqiptare. “Po të krahasojmë ndër vite, indeksi i korrupsionit ka qenë shumë më keq me 10 pikë mbi 100 ose 10 % për një periudhë të gjatë prej 5–6 vjetësh, ndërkohë që tani kalon në një nivel prej 26 % të treguesit të luftës kundër korrupsionit, por ende vijon të mbetet një problem” u shpreh dje Bode. Privatizimet Brenda vitit do të privatizohet kompania shtetërore e sigurimeve INSIG. “Ne jemi në procedurat e vlerësimit të kompanisë dhe për nxjerrjen në treg brenda gjashtë mujorit të parë të këtij viti”, tha dje Bode. Ndërkohë është përgatitur kompania ARMO e cila hidhet së shpejti në treg për t’u privatizuar, do të privatizohen aksionet që ka qeveria në kompaninë AMC, etj. Sipas ministrit edhe këtë vit në korrik do të ketë një buxhet shtesë dhe atje do të rishpërndahen paratë që do të arkëtohen nga privatizimet.56 renditetShqipëria nga 150 vende të botës për sa i përket indeksit të lirisë ekonomike në vend ndërsa midis 41 vendeve të Evropës renditet e 27-ta4 për qind pritet të jetë norma e inflacionit këtë vit. Kjo si pasojë e rritjes së çmimit të mallrave ushqimore dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›