E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analiza e Valdesit

Nga Express më 25 prill 2011 në ora 16:34

Portieri i Barcelonës, Victor Valdes thotë se katalunasit duhet ta bëjnë lojën e tyre të njohur me pasime të shpeshta, për ta eliminuar rivalin e përbetuar Real Madrid nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve.

“Shumëçka do të varet nëse do ta bëjmë lojën tonë apo jo. E kemi një ekip me lojtarë fitues dhe dëshirojmë t’i përsërisim triumfet me Barcelonën. Çelës i suksesit tonë do të jetë posedimi i topit. Duhet të pasojmë, të pasojmë derisa të arrijmë tek shansi për gol”, tha portieri spanjoll.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të zhvillohet në stadiumin Santiago Bernabeu, të mërkurën mbrëma.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›