Vrapon 29 orë

Nga Express më 25 prill 2011 në ora 21:30
Atleti Sam Robson, pasi vrapoi 42 kilometra në maratonën e Londrës, pasi arriti në finish, nuk e ndali vrapimin, vazhdoi të vraponte për rreth 160 kilometra të tjera deri sa arriti në shtëpinë e tij në Cambs.
Atleti harxhoi rreth 15 mijë kalori pas një vrapimi të pareshtur prej 29 orësh. Pas 201 kilometrash, Sam theksoi ndihej mirë kur vrapoja.
“Ndalimi ishte më i vështiri. Më duhej të ndaloja herë pas here për të pirë ujë, por këmbët më paralizoheshin kur rrija në qetësi”, tha ai.
Sam Robson kompletoi maratonën e Londrës për 3 orë e 45 minuta, rreth 40 minuta prapa fituesit të kësaj gare tradicionale, kenianit Emmanuel Mutai.